Zbulohet shkaku i vdekjes së këngëtares Sinead O’Connor

9 Janar 2024 | 17:28

Sinead O’Connor vdiq nga shkaqe natyrale, njoftoi mjekja ligjore për rrethin e Londrës Sadark, raporton BBC.

Muzikantja irlandeze u gjet e vdekur në apartamentin e saj në Londër në korrik të vitit të kaluar dhe policia nuk i konsideroi të dyshimta rrethanat e vdekjes së saj.

Këngëtarja e cila u nda nga jeta në moshën 56-vjeçare, nuk jetonte për një kohë të gjatë në kryeqytetin britanik dhe iu rikthye atij vetëm pak muaj para vdekjes, për të punuar në muzikë të re.

Këngëtarja legjendare r rock-ut irlandez u bë e famshme me hitin e viteve 1990 “Nothing Compares 2 U”.

O’Connor lindi në Dublin në vitin 1966 dhe la nënën e saj në moshën 13-vjeçare për të jetuar me të atin në Amerikë.

Ajo realizoi ​10 albume në studio gjatë karrierës së saj, i dyti prej të cilëve, “I Do Not Want What I Haven’t Got”, i lëshuar në mars 1990, shiti më shumë se shtatë milionë kopje.

Ajo luftoi me probleme mendore për vite me radhë, dhe në vitin 2018 u konvertua në Islam dhe ndryshoi emrin e saj në Shuhada Sadakat.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rritet numri i të rinjve gjermanë që refuzojnë shërbimin ushtarak, ndërsa Berlini përpiqet të fuqizojë ushtrinë

Numri i të rinjve refuzojnë shërbimin ushtarak të armatosur në Gjermani është rritur ndjeshëm këtë vit, duke minuar një përpjekje të Berlinit për të krijuar ushtrinë më...
21:12 | 14/07/2026

Lavrov: Sulmet e SHBA-së ndaj Iranit mbyllin dyert për marrëveshje

Ministri i Jashtëm Rus Sergey Lavrov ka deklaruar se sulmet e SHBA-së ndaj Iranit i japin fund mundësisë për një marrëveshje të përkohshme paqësore. Ai...
19:19 | 14/07/2026

BE hedh poshtë pretendimet e administratës Trump se GJPN-ja kërcënon sovranitetin e SHBA

Një zëdhënës i BE-së ka kundërshtuar pohimin e administratës Trump se gjykata ndërkombëtare penale përbën një kërcënim për sovranitetin e SHBA-së, një ditë pasi qeveria...
18:16 | 14/07/2026