Klosi zbulon diskutimet në Shëngjin: Folëm për gjërat që duhet të bëjmë më mirë
Për dy ditë me radhë, sot dhe nesër, kryeministri Edi Rama, i gjithë kabineti qeveritar, grupi parlamentar po zhvillojnë një mbledhje informale me dyer të mbyllura në Shëngjin.
Deputeti i Partisë Socialiste Blendi Klosi tha në emisionin Now në Euronews Albania se në takimin e sotëm u fol për gjëra që duhen bërë më mirë, jo për të vazhduar për të mbajtur pushtetin por për t’i shërbyer më mirë vendit.
Ndërsa komentoi emailin me të cilin Rama, pak pas marrjes së pushtetit në 2015 u tërhiqte vëmendjen ministrave të tij, Klosi mohoi që shumica e tyre ishin në proces në SPAK, ndërsa theksoi se një pjesë e mirë ishin në mbledhjen e sotme.
“E kam marrë edhe unë atë emailin në 2015, nga ata kolegë të gjithë ishin atje sot, shumica që e kanë marrë atë email ishin sot në atë mbledhje. E kam thënë edhe herë të tjera, PS në këto 10 vite ka prodhuar mbi 100 ministra, qindra kryetarë bashkie dhe një numër i caktuar s’e njollos atë që ka bërë PS në këto 11 vitesh, fakti që morëm një mandat të tretë, fakti që garojmë në 2025 shumë të fortë për mandatin e katërt, e dimë që kemi gjëra që duheshin bërë më mirë. edhe në takimin e sotëm shumë u fol për gjëra që duhet t’i bëjmë më mirë, çfarë duhet të ndryshojmë në punën tonë për të bërë më të mirën, jo për të vazhduar për të mbajtur pushtetin po për t’i shërbyer më mirë vendit”, tha Klosi.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë