“Të kam vrarë vëllanë”- Flet gruaja që vëllai i përdhunoi thjeshtrën: Nuk e dija

10 Janar 2024 | 10:39

Erjon Pelivani 33-vjeç, me origjinë nga Poliçani, u ekzekutua në Volos të Greqisë, nga kunati i tij Fatmir Tarellari.

Motivi i ngjarjes së rëndë dyshohet të jetë përdhunimi prej 9 vitesh që viktima i ka bërë vajzës së mitur të kunatit të tij.

Pas krimit të rëndë, bashkëshortja e autorit dhe motra e viktimës, në një prononcim për mediat greke tregon se përdhunimi i vajzës doli për herë të parë në dritë 3 ditë më parë.

Sipas saj vajza 18-vjeçe nuk kishte përmendur kurrë asnjë nga abuzimet e shumta që dyshohet që mund të kenë ndodhur që kur ajo ishte në moshën 9-vjeçare.

Sipas saj i vëllai ishte kujdesur të mbulonte veprimin e tij të sëmurë.

“Këtë e kam mësuar 3-4 ditë më parë. Nuk dija gjë, ai po e mbulonte. As vajza nuk më tha gjë. Bashkëshorti im e mori vesh dhe kreu aktin. Më mori dhe më tha ‘Të vrava vëllanë’”, deklaroi ajo e tronditur.

Pas është vënë në dijeni nga e bija Fatmir Tarellari, ka rrëmbyer armën dhe ka shkuar përpara shtëisë së kunatit të tij.

Kur ka shkuar në Agria, 50-vjeçari i ka kërkuar të shoqes që kunati ta ndihmojë me një defekt që i kishte ndodhur në makinë.

Me të mbërritur në vendngjarje, dy personat kanë debatuar, më pas 50-vjeçari e ka goditur me tytën e armës në fytyrë 33-vjeçarin dhe kur viktima ka tentuar t’i marrë armën, e ka qëlluar, duke e plagosur për vdekje.

Familja e 50-vjeçarit përbëhet nga tre vajza nga martesa e tij e mëparshme dhe një djalë 9-vjeçar nga martesa e tij e dytë. Viktima rezulton të jetë vëllai i gruas së tij të dytë.

Më pas 50-vjeçari ka telefonuar autoritetet dhe është vetëdorëzuar.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026