Vrasja e ish-policit Santiago Malko, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin me 28 vite burg për Ilir Selmanin
Apeli i GJKKO ka shpallur këtë të premte vendimin për Ilir Selmanin, duke lënë në fuqi dënimin e tij me 28 vite burgim.
Selmani akuzohet si pjesë e grupit kriminal që organizoi dhe ekzekutoi vrasjen e ish-policit Santiago Malko, një ngjarje e rëndë e ndodhur në vitin 2019.
Çështja ndaj tij u kthye më herët për rigjykim në Shkallën e Dytë nga Gjykata e Lartë, e cila vendosi që procesi të rishikohej edhe një herë në Apel. Megjithatë, pas shqyrtimit, Apeli i GJKKO-s ka vendosur të mos ndryshojë masën e dënimit të dhënë më parë.
Gjatë seancës së sotme ku u shpall vendimi, Ilir Selmani nuk u paraqit fizikisht. Pas këtij vendimi të formës së prerë nga Apeli, ai pritet të transferohet nga masa e sigurisë “arrest shtëpie”, në të cilën ndodhej, për t’u dërguar në një burg të sigurisë së lartë.
Ilir Selmani është shpallur fajtor nga Shkalla e Parë si pjesë e të ashtuquajturit “Klani Duka”, grup që sipas akuzës organizoi dhe ekzekutoi ish-policin Santiago Malko në gusht të vitit 2019 në Tiranë. Malko konsiderohej krahu i djathtë i Ervis Martinajt, i cili rezulton i zhdukur prej vitit 2022.
Disa ditë më parë pranë banesës së tij, e cila ruhet nga forca të shumta policie, u arrestua me armë Emiljano Nina, i konsideruar si një person me lidhje të ngushta me grupin e Ervis Martinajt. Ky zhvillim ka bërë që hetuesit të dyshojnë se mund të ishte planifikuar një atentat për hakmarrje.
“Prindërit të ndihen të lehtësuar për sigurinë e fëmijëve në shkolla”, familja Cani reagon për deklaratën e kryeministrit
Zbardhen të tjera video nga plagosja me thikë në poliklinikën e Shkodrës, si nisi konflikti
Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
- 09:16 Gruaja e Kryeministrit të Spanjës do të përballet me një gjyq, zbardhen dy akuzat ndaj saj
- 09:12 Polonia kap tre avionë luftarakë rusë pranë brigjeve të Baltikut
- 09:05 SHBA vendosi tarifa 25% ndaj mallrave braziliane, reagon presidenti i Brazilit: Nuk do t’i nënshtrohemi Amerikës
- 09:03 OKB: Pothuajse një në tre persona nuk mund të përballojë një dietë të shëndetshme
- 08:58 Ndërpritet në sekondën e fundit nisja e raketës Starship, pësoi 4 defekte motorësh
- 08:55 “Prindërit të ndihen të lehtësuar për sigurinë e fëmijëve në shkolla”, familja Cani reagon për deklaratën e kryeministrit