Vrau kunatin se i përdhunoi vajzën, avokati: Është penduar, e bëri nga zemërimi

11 Janar 2024 | 16:30

“Klientit tim i vjen shumë keq për veprimin e tij, është penduar, por gjendja e tij mendore e çoi në atë veprim”- kështu deklaroi para mediave greke avokati i Fatmir Tarellarit, 50-vjeçari shqiptar, i cili ekzekutoi me armë zjarri kunatin e tij Erjon Pelivani, pasi mësoi se ky i fundit i kishte përdhunuar të bijën.

Sipas vajzës, e cila tashmë është 18 vjeç, 33-vjeçari e ka përdhunuar që në moshën 9-vjeçare, ndërsa së fundmi kishte arritur deri në pikën që ta shantazhonte se nëse nuk i jepte para, ai do të publikonte video dhe foto të përdhunimeve.

Në prononcim e dhënë këtë të mërkurë, avokati tha se Tarellari e kru krimin e rëndë në kushte të rënduara psikologjike, pasi mësoi se kunati i përdhunoi vajzën.

“Na u dha një afat prej pesë ditësh për të përgatitur deklaratën e të pandehurit. Akuzat e ngritura ndaj klientit tim janë “Vrasje me dashje në gjendje të qetë shpirtërore”, “Armëmbajtje pa leje” dhe Përdorim i armës. Unë as nuk e konfirmoj dhe as nuk e mohoj që arma është shkrepur gjatë përleshjes. Klienti im ishte në gjendje të keqe shpirtërore pasi është informuar për disa incidente që kanë të bëjnë me vajzën e tij, të cilat nuk dua t’i përmend pasi janë informacione të ndjeshme personale. Aiu shokua nga ajo që mësoi, pasi kishte besim të plotë tek viktima. Ai kishte ndjenja të forta trishtimi, zemërimi dhe shqetësimi, gjë që çoi në atë që ndodhi. Tani ai e ka kuptuar se një njeri i cili, pavarësisht nëse ishte i ngarkuar me vepra penale, ka humbur jetën dhe se duhet ta kishte trajtuar ndryshe këtë çështje, nëse ia lejonte gjendja e tij mendore”, deklaroi avokati.

Familja e 50-vjeçarit përbëhet nga tre vajza nga martesa e tij e mëparshme dhe një djalë 9-vjeçar nga martesa e tij e dytë. Viktima rezulton të jetë vëllai i gruas së tij të dytë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë: Kërkoj shkarkimin e menjëhershëm të ministres serbe

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka reaguar pas deklaratës së ministres serbe për Administratën Publike dhe Vetëqeverisjen Lokale, Snezhana Paunoviç, e cila...
17:45 | 14/07/2026

Sekuestrohen pasuri me vlerë 420 mijë euro në Tiranë, goditet trafikimi i drogës

Policia e Shtetit ka finalizuar në Tiranë operacionin e koduar “De facto”, në kuadër të hetimeve për gjurmimin dhe sekuestrimin e pasurive me burime kriminale....
17:10 | 14/07/2026

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026