Fluks në pediatrinë e Beratit, shefi i shërbimit: Kemi ezauruar të gjithë shtretërit

14 Janar 2024 | 20:07

Reparti i Pediatrisë në Spitalin Rajonal të Beratit është i tejmbushur me fëmijë të sëmurë. Situata e rënduar e fëmijëve paraqitet me një kuadër klinik të ashpër në rrugët e frymëmarrjes dhe temperaturë të lartë që dominohet me vështirësi.

Shefi i Repartit të Pediatrisë Berat, Vladimir Kumaraku shprehet se virozat në qarkullim janë agresive dhe sëmundshmëria zgjat deri në 1 javë.

“Ka një rritje tw konsiderueshme të numrit të të prekurve nga infeksionet virale të stinës ku dominojnë çrregullimet e aparatit respirator të shoqwruara me temperaturw të lartë, me kollë të fortë spastike, dhe në shumicën e rasteve kemi pasur komplikacione që shoqerohen me bronkopneumoni, pneumoni dhe te fëmijët e vegjël qw kanw karakteristike bronkiolitet”,-tha shefi i pediatrisë, Kumaraku.

Çdo ditë në reaprtin e pediatrisë paraqiten, 80 deri në 100 fëmijë, një pjesë e të cilëve kanë nevojë për shtrim në spital dhe kujdes të specializuar mjekosor.

“Numri i vizitave është goxha i konsiderueshëm, është i lartë, cdo ditë shkojnë nga 80 deri në 100 vizita që paraqiten në repart, pothuajse i gjithë kapaciteti i repartit të pediatrisë është i plotësuar, por duke marr ëshkas dhe nga intervista juaj  dua qe dhe t’ju drejtohem edhe familjarëve, te pakten per moshat qe janë mbi 5 vjeç te jenë më të kujdeshëm dhe mos të vijnë të paraqiten direkt në repartin e pediatrisë por ti mbajnë fëmijët e tyre duke i mbikqyrur temperaturën”,-u shpreh Kumaraku.

Virozat e stinës dhe gripi kanë kanë shkaktuar edhe komplikacione tek pacientët e vegjël duke bërë që disa fëmijë të transportohen në drejtim të Tiranës për kujdes edhe më të specializuar mjeksorë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026