Von Cramon thirrje Kosovës për përparim në dialogun me Serbinë
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, i bëri thirrje udhëheqjes në Kosovë që të bëjë përparim në dialogun me Serbinë, përfshirë edhe në formimin e Asociacionin e komunave me shumicë serbe, para se blloku evropian të mbajë zgjedhje më 9 qershor.
Gjatë një konference në Prishtinë pas një vizite disaditore në Kosovë, Von Cramon u shpreh e brengosur për mbështetjen që mund të ketë Kosova në PE pas zgjedhjeve të qershorit. Ajo tha se sondazhet kanë treguar për një rritje në Evropë të partive të djathta, e veçmas të ekstremit të djathtë, shkruan REL.
“Mendoj se një përbërje e re e Parlamentit Evropian mund të ketë efekt në raport me Kosovën dhe shtetet e tjera të cilat potencialisht mund të jenë shtete kandidate për anëtarësim në BE”, tha ligjvënësja evropiane.
Sipas Von Cramon, në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga BE-ja, ka pasur përparim. Por, ajo tha se vitin e kaluar është bërë “një gabim i madh”, pasi palëve nuk u është kërkuar të nënshkruajnë Marrëveshjen në rrugën drejt normalizimit, e as Aneksin për zbatimin e saj.
Pavarësisht trysnisë ndërkombëtare që palët ta zbatojnë marrëveshjen, blloku evropian ka thënë se ajo nuk po zbatohet.
Marrëveshja për normalizim, prej 11 nenesh, ndër tjerash parasheh edhe një nivel të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë dhe njohje të ndërsjellë të simboleve shtetërore, ndërsa kërkon nga Prishtina dhe Beogradi që t’i zbatojnë, po ashtu, të gjitha marrëveshjet e mëhershme të arritura gjatë dialogut.
Marrëveshja Bazë e arritur në shkurt të vitit të kaluar në Bruksel, e më pas Aneksi për zbatimin e saj që u arrit në mars në Ohër, nuk u nënshkruan. Por, BE-ja ka thënë se marrëveshja është ligjërisht e obligueshme për palët.
“Mendoj se vitin e kaluar është bërë një gabim për Marrëveshjen e Ohrit, duke mos insistuar në nënshkrimin e Marrëveshjes [Bazë] dhe Aneksit [të zbatimi] nga të dyja anët. Mendoj se ky ka qenë një gabim i madh. Mendoj se nëse e vonojmë procesin mund të kemi probleme, sepse i kemi zgjedhjet në BE në verë dhe pastaj mund të vijnë në fuqi disa individë që nuk e përkrahin shumë Kosovë. Pastaj ne kemi Gazën, Ukrainën, Tajvanin gjëra të ndryshme, probleme të ndryshme dhe jam e brengosur që në fund të ditës askush nuk brengoset për dialogun”, tha Von Cramon.
LEXONI GJITHASHTU:
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset