Pse shkoi Begaj në Kuvend? Iljazaj skanon prapaskenat: Pse s’e lanë të fliste
Anlisti Ervis Iljazaj ka komentuar në “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania prezencën e presidentit Begaj në nisjen e sesionit të ri parlamentar.
Ai tha se do kishte qenë më mirë të ishte dëgjuar fjala e tij dhe deputetët e opozitës të vazhdonin aksionin e tyre më vonë, pasi sipas tij Begaj ka shkuar në parlament, si një figurë bashkuese.
“Vajtjen e president Bajram Begajt sot në parlament unë e shikoj si një tentativë për të krijuar një ambient normal. Duke parë situatën në parlament, kjo ishte një tentativë për të sjellë një normalitet në parlament.
Unë këtë mendoj se këtë logjikën që meqë një pjesë e opozitës është në protestë dhe po bllokon parlamentin ndaj presidenti nuk duhet të shkojë, nuk më duket logjik. Nuk ka autoritet që të ndryshojë axhendën e presidentit të republikës.
Mund të protestosh për axhendën e presidentit, por nuk duhet ta ndikosh. Ndoshta Begaj kishte në fjalimin e tij ndonjë kritik për qeverinë dhe ndonjë lëshim për opozitën, pse nuk e dëgjuan njëherë pastaj të vazhdonin”,-tha Iljazaj.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta