Man Utd synon De Ligt, Ten Hag i “mbyll” derën Benzema
Pjesa e parë e merkatos së transferimeve të muajit janar është mbyllur, me konkretizimet të cilat kanë qenë të pakta.
Kur tashmë jemi në javën e 3-të të lëvizjeve të futbollistëve, vijojnë të qarkullojnë disa emra. Manchester United nuk po gjen qetësi, ndërsa lufta bëhet për një mbrojtës. Mathijs de Ligt është synimi i radhës, mbrojtësi që luan në Bundesligë. Holandezi i Bayernit nuk po gjen minutazhin e mjaftueshëm e në këtë situata Ten Hag ka shprehur pëlqimin për ta transferuar në Angli.
Lidhur me thashethemet e qarkulluara në merkato, klubi britanik i ka mbyllur derën sulmuesit Karim Benzema. I përfolur si një lojtar që mund të kalonte tek Chelsea apo djajtë e kuq, por drejtuesit kanë pohuar se kushtet ekonomike dhe mosha e lojtarit nuk përputhen.
Arsenali është me sytë drejt Serisë A, aty ku synon afrimin e Joshua Zirkzee. Sulmuesi i Bolonjës i cili kaloi nga rekordmenët e Gjermanisë drejt Italisë po shkëlqen, duke u kthyer në një lojtar kyç. Vlera e tij përllogaritet rreth 35 milionë euro, ndërsa në muajin janar është thuajse e pamundur të arrihet marrëveshja. Për më tepër, pëlqimin ndaj lojtarit e kanë shfaqur disa skuadra të tjera në ligat kryesore të Evropës.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta