1 në 5 të rritur duhanpirës, OBSH: Bie niveli i përdoruesve, kush grupmoshë kryeson

16 Janar 2024 | 15:35

1 në 5 të rritur janë duhanpirës. Raporti i fundit i Organizatë Botërore të Shëndetësisë bën më dije se niveli i duhanpirjes ka ardhur në rënie krahasuar me vitin 2000 ku 1 në 3 të rritur konsumonte duhan.

Aktualisht në botë numërohen 1,25 miliard përdorues të duhanit mbi 15 vjeç.

Sipas të dhënave të ofruara nga raporti i duhanit dhe projeksionet deri në vitin 2030 shohim se në vitin 2022, 25,3% e europianëve janë konsumatorë të duhanit.

Sa i takon nivelit të duhanpirjes sipas grupmoshës, në botë shohim se grupmosha 45-54 vjeç ka nivelin më të lartë të duhanpirjes me 26,4%. Dhe niveli më i ulët tek personat mbi 85 vjeç me 12,9%.

Duke ju referuar politikave të kontrollit të duhanit, pritet që nivelet e duhanpirjes në nivel global të bien deri në 2023. Sa i takon Europës, pritët që niveli të bjerë në 23%, shifër kjo që përllogaritet të jetë më e larta në botë. Normat e përdorimit të duhanit në mesin e grave në rajonin evropian të OBSH janë mbi dyfishi i mesatares globale dhe po zvogëlohen shumë më ngadalë krahasuar me të gjitha rajonet e tjera.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026