Eurovision 2024| Artistët nordikë bëjnë thirrje që Izraeli të ndalohet
Pas thirrjeve për bojkot që në momentin kur u konfirmua se Izraeli do të merrte pjesë në Eurovizionin e këtij viti, gjithnjë e më shumë peticione po kërkojnë përjashtimin e Izraelit, për krimet e supozuara të luftës në Gaza.
Artistët finlandezë dhe islandezë, si dhe protestuesit në Norvegji, po bëjnë thirrje që Izraeli të ndalohet nga Eurovision. Ata bashkohen me zërat e artistëve dhe aktivistëve pro-palestinezë që janë kundër pjesëmarrjes së vendit në edicionin e vitit 2024, i cili do të mbahet në Malmö (Suedi) në maj.
Që nga 5 dhjetori 2023, kur u zyrtarizua se 36 vende , përfshirë Izraelin, do të merrnin pjesë në Eurovision 2024, gjithnjë e më shumë kanë bërë thirrje për bojkotimin e konkursit.
Unioni Evropian i Transmetuesve (EBU), i cili mbikëqyr organizimin e konkursit, ka përsëritur se Eurovizioni është një ngjarje “apolitike” dhe se Izraeli i plotëson të gjitha kushtet për të marrë pjesë.
“Eurovision Song Contest është një konkurs për transmetuesit publikë nga e gjithë Evropa dhe Lindja e Mesme. Është një konkurs për transmetuesit, jo për qeveritë dhe transmetuesi publik izraelit ka marrë pjesë në konkurs për 50 vjet.”
Kjo nuk i ka ndaluar më shumë se 1,400 artistë finlandezë që t’u bashkohen muzikantëve islandezë duke kërkuar që Izraeli të ndalohet për krimet e dyshuara të luftës në Gaza.
“Nuk është në përputhje me vlerat tona që një vendi që kryen krime lufte dhe vazhdon një okupim ushtarak t’i jepet një skenë publike për të lustruar imazhin e tij në emër të muzikës”, thuhet në një peticion që është nënshkruar nga artistë me bazë në Finlandë, muzikantë dhe profesionistë të industrisë muzikore.
LEXONI GJITHASHTU:
Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare
“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi
- 15:50 Pa ujë e ushqim, udhërrëfyesi nepalez gjendet i gjallë pas gjashtë ditësh i zhdukur
- 15:48 Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh
- 15:39 I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 15:32 Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës