Eksperti i sigurisë: Ky është rreziku që i kanoset Kosovës, situatë shumë e rëndë
Eksperti i sigurisë Bedri Elezi, ishte këtë të martë i ftuar në “Now me Erla Mëhillin” , në Euronews Allbania ku foli për tensionet në Ballkanin Perëndimor.
Ai tha se Kosovës i “kanoset” rrezik jo vetëm nga aspekti kufitar por edhe nga rreziku i brendshëm që është radikalizmi dhe ekstremizmi.
“Tani kemi një paralajmërim nga vetë ministri i punëve të jashtme. Ai ju drejtua ushtarëve të Britanisë që të përgatiten për një përpjekje të Serbisë për agresion, gjë që mes rreshtave lexohet si një lloj motivimi apo një lloj paralajmërimi i forcave të saj të pozicionuara në Kosovë. Njëkohësisht në bisedat që ka bërë, por që nuk kanë qenë për publikun, është përmendur edhe aleanca Serbi-Rusi- Kinë dhe Iran, të cilat po investojnë në dy fusha.
Fillimisht në rrezikun apo kërcënimet që mund të vijnë nga aspekti kufitar dhe e dyta rreziku që është nga brenda. duhet të përmend edhe një rrezik të brendshëm, që është ekstremizmi dhe radikalizmi, dy çështje që po mbështeten në vazhdimësi nga këto struktura që përmenda më parë, shërbimet sekrete të Serbisë, Rusisë, Kinës dhe Iranit janë shumë aktive në rajon dhe po mbështesin këta dy burime të dhunës, të cilat do i përdorë në konferenca të ndryshme me ndërkombëtarë duke thënë se Kosova dhe shqiptarët janë burim i dhunës, e do justifikojë veprimet e saj”,-tha Bedri Elezi.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta