Shqipëria e Kosova bashkohen me hekurudhë, zbulohen qytetet që do lidhen përmes saj

17 Janar 2024 | 09:30

Ministri i Infrastrukturës së Kosovës  Liburn Aliu, ka njoftuar se tashmë përfundimisht ka një dakordim të dyanshëm për trasenë se nga  do të kalojë hekurudha që lidhë Kosovën me Shqipërinë.

Në llogarinë e tij në Facebook, Aliu ka publikuar pamje se si do të duket ky projekt.

“Hekurudha Prishtinë-Durrës, një projekt tejet i rëndësishëm, që po avancon çdo ditë e më shumë, e që pas procesit të nisur të studimit të fizibilitetit, do të fillojnë edhe punimet intensive për realizimin e një prej projekteve më të mëdha infrastrukturore për kombin”, ka shkruar ministri.

Hekurudha që do të lidhë Shqipërinë me Kosovën, pritet të kalojë pjesërisht në gjurmën ku do të ndërtohet hekurudha Vorë-Hani i Hotit.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë të ditur se hekurudha Shqipëri-Kosovë do të kalojë nga Shkodra, Gjakova dhe në fund në Prishtinë.

Sipas tij, kjo është një zgjidhje shumë e dëshiruar edhe nga pala e Kosovës.

“Kemi komunikuar dhe me Kosovën për ecurinë e projektit të hekurudhës Durrës-Prishtinë. Do ketë një ndryshim të vijës duke kaluar nga Shkodra në Gjakovë dhe në Prishtinë dhe kjo është një zgjidhje shumë e dëshiruar edhe nga pala e Kosovës”, tha Rama.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026