VIDEO| Euronews në avionin “spiun” të NATO-s, si kryen operacionet e zbulimit
Kur mbetet pak më shumë se një muaj nga përvjetori i dytë i pushtimit rus të Ukrainës, ekipi i Euronews ka hipur në bordin e avionit gjigant të Forcave Ajrore Franceze, që kryen misione mbikëqyrëse për llogari të NATO-s.
Ai kreu një mision 10-orësh zbulimi nga Franca deri në hapësirën ajrore të Rumanisë dhe kthim, duke parë me sytë e tij elektronikë jugun e Ukrainës, Krimenë e pushtuar nga rusët dhe zona të tjera. Avioni sheh por edhe shihet nga trupat ruse.
Majori Romain, nga Forcat Ajrore Franceze deklaroi për Euronews: “Ne e dimë që ata na shohin dhe ata e dinë që ne i shohim. Le të themi se ky është një lloj dialogu mes nesh”.
Fluturimet e rregullta të zbulimit, bashkë me avionët luftarakë, radarët tokësorë, bateritë raketore dhe mjete të tjera të NATO-s formojnë së bashku atë që komandanti i avionit spiun e quan një “mburojë kundër përshkallëzimit”. Sipas tij, synimi është që ato të mos shërbejnë për konflikt.
“Jemi 31 vende. Jemi të gjithë së bashku dhe të gjitha asetet të bashkuara njësoj si një mburojë. Dhe ne kemi aftësinë që të zbulojmë gjithçka. Ne nuk jemi këtu për një konflikt. Jemi këtu për të treguar se jemi gati”, deklaroi kolonel Richard, Forcat Ajrore Franceze.
Në gjendje të fluturojë për 12 orë pa furnizim, misionet e avionit francez “AËACS” nuk kufizohen vetëm me zbulimet për NATO-n. Ai do të përdoret edhe për Lojërat Olimpike që mbahen në korrik dhe gusht.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh