Alibeaj bashkëkryetar i ‘Zgjedhores’? Hoxha e Kthupi me qëndrime të kundërta

17 Janar 2024 | 22:53

Sekretari ligjor i PD, Rezart Kthupi dhe gazetari Ardit Hoxha kanë qëndrime të kundërta lidhur me çështjen nëse bashkëkryetari i Komisionit të Reformës Zgjedhore duhet të jetë nga PD zyrtare (pra Alibeaj në rastin konkret) ose jo.

Në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, Hoxha tha se bashkëkryetari i Komisionit të Reformës Zgjedhore duhet t’i takohë pjesës më të madhe të opozitës, që në rastin konkret nuk është PD zyrtare, por “Rithemelimi”.

Nga ana tjetër, Kthupi tha se është e përcaktuar qartë që njëri nga dy bashkëkryetarët e Komisionit të Reformës Zgjedhore i takon Partisë Socialiste dhe tjetri Partisë Demokratike.

Pjesë nga diskutimi:

Hoxha: Ishte interesante kjo që tha zoti Kthupi që ai bashkëkryetari atje i takon gjithmonë PD. Nuk është e vërtetë kjo. Në parim ajo i takon opozitës. Pra ka dy palë politike, opozita dhe mazhoranca. Në momentin që ajo parti nuk përfaqëson opozitën, atëherë kjo bie. Përshembull rolin kryesor në maxhorancë e ka PS.

Kthupi: Komisioni drejtohet nga dy bashkëkryetar, njëri nga PS dhe tjetri nga PD.

Hoxha: Kur është bërë dokumenti PD ka pasur mbi 50 deputetë, ndërsa sot nuk ka as 10 deputetë.

Kthupi: E para e punës ligjërisht ka një vendim të Parlamentit shqiptar që e ka përcaktuar këtë pjesë, ngritjen dhe kush e drejton Komisionin. Në komisionin e Reformës Zgjedhore janë të përfaqësuara të gjitha partitë parlamentare shqiptare. Dhe atje çdo përfaqësues ka të drejtë të bëjë propozime. Mund ta bëjmë këtë diskutim që “Rithemelimi” vjen në Komisionin për Reformën Zgjedhore.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026