Bashkëjetesa me PDIU, kreu i PBDNJ-së: Rrethanat politike e imponojnë

17 Mars 2021 | 22:13

Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule komentoi koalicionin opozitar, ku pjesë e të cilit është edhe PDIU dhe dallimet mes tyre në kauza janë diametralisht të ndryshme.

Përballë gazetares Ilva Tare në Euronews Albania, z. Dule u shpreh se rrethanat politike e diktojnë një bashkëjetesë të tillë.

“Situata në vendin tonë politike janë situata emergjente dhe situatave emergjente  nuk mund tu jenash zgjedhin në mënyrë klasike, ose situatave asimetrike.  Rrjedhimisht nuk është kaos se në një koalicion kaq të gjerë që gjenden forcat politike, që midis tyre kanë edhe aspekte të kundërta. Janë kushte politike që imponojnë”, tha ai.

Ai shtoi se PBDNJ-ja ka një aleancë dypalëshe, njërën me PD dhe tjetrën me partitë e tjera që ndodhen brenda koalicionit të gjerë opozitar. Ambiciet e çdo partie brenda koalicionit sipas z. Dule nuk mund të çojnë në përplasje.

“PDBDJ ka një aleancë dypalëshe, me PD dhe brenda koalicionit të gjerë ka dhe një rreth bashkëpunimi me PDK, PR, PAA dhe LZHK. Gjithsecili mund të këtë ambiciet e veta. Jam besnik i platformës sonë, Republikës së Shqipërisë i duhet dimensioni human pa të cilin nuk mund të hedhim hap drejt BE”, shtoi Dule.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021