“Më fal”- Avokati serb homazhe në varrin e Blerina Jasharit: Ti jeton përgjithmonë

18 Janar 2024 | 17:12

Cedomir Stojkoviç, përfaqësuesi ligjor i poltikanit serb, Nikola Sanduloviç, ka qenë prezent në kompleksin “Adem Jashari” në Prekaz, këtë të premte, ku ka bërë homazhe në nder të viktimave të luftës në Kosovë.

Stojkoviç ka lënë një buqetë me lule dhe një letër mbi varrin e Blerina Jasharit.

Në mesazhin e lënë, të shkruar në gjuhën shqipe, angleze dhe serbe, avokati kërkon falje për vrasjen e vogëlushes.

“Urrejtja vdes. Ti jeton përgjithmonë. Një mijë lot për një mijë vjet paqe. Dhe miliona shpresa dhe ëndrra. Të cilat fillojnë me fjalën ‘Më fal’”, shkruhet në letër.

Pas kësaj, në një prononcim për mediat, Stojkoviç është shprehur se ditën e nesërmë, pavarësisht presioneve, ai do të kthehet në Beograd.

“Nesër do të shkoj në Beograd dhe nuk kam arsye të frikësohem. Ne e kemi për obligim të bëjmë se çka është e drejtë dhe çka është e duhur!”- ka shtuar ai.

Shkak për vizitën në Prekaz, ka qenë arrestimi i opozitarit serb Nikola Sanduloviç nga shërbimi sekret BIA, pasi zhvilloi homazhe mbi varrin e Blerina Jasharit. Avokati zgjodhi të sfidonte atë që ai e quan regjimi fashist në Serbi, duke kryer të njëjtin gjest human mbi varrin e një fëmije të vrarë në luftë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026