“Ra në dashuri me 16-vjeçaren”- Jazexhi: Mjekun donin ta rekrutonin si spiun
Temë e emisionit Review, në Euronews Albania, këtë të shtunë ishte arrestimi i mjekut Dervish Hasi për kryerjen e marrëdhënieve me një vajzë të mitur 16-vjeçe, të cilën e prezantonte si gruan e katërt.
I ftuar në studio, Olsi Jazexhi, zbuloi një version jozyrtar që ai tha se e ka mësuar nga avokati i kirurgut.
Jazexhi tha se akuza është fabrikuar nga Oficerët e Policisë Gjyqësore, të cilët tentuan fillimisht ta rekrutonin si spiun në njësinë e antikorrupsionit, por kur mjeku nuk pranoi, tentuan ta godisnin përmes procesit penal.
Jazexhi e pranoi lidhjen e mjekut me vajzën e mitur, dhe shtoi se nuk ka asnjë gjë të keqe që të biesh në dashuri. Ai u shmang dhe nuk foli për veprën penale për të cilën akuzohet mjeku që është pornografia dhe marrëdhënia seksuale me të mitur.
“Me sa kam marrë vesh unë, ky doktor ngaqë është mysliman me mjekër dhe një njeri influent në komunitetin mysliman është kërkuar që të rekrutohet si spiun nga policia e anti-terrorit. Në Shqipëri bëhet një luftë e hapur kundër komunitetit myslimanë, ku besimtarët myslimanë survejohen. KMSH nuk përfaqëson islamin në Shqipëri. Në Shqipëri islami është fe e lirë që praktikohet nga besimtarët, jetojmë në një epokë globaliste. Këta që drejtojnë komunitetin mysliman në Shqipëri në Turqi konsiderohen si terroristë, pjesë e organizatës së Gylenit dhe shumica e besimtarëve nuk i njohin. Tani në lidhje me rastin, është nga këta OPGJ-të që pasi nuk ka arritur t’i bëjnë presione i kanë hapur këtë çështje sikur po bënte prostitucion. Ky është një doktor që ka rënë në dashuri me një 16-vjeçare. Policia shkon pas besimtarëve myslimanë. Këtë version ma ka dhën avokati”, tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta