“Haremi i mjekut”| Studiesja e Islamit analizon rastin: Çfarë thotë feja

20 Janar 2024 | 22:27

Studiuesja e islamit Ikballe Huduti Berisha, ishte e ftuar këtë të shtunë në emisionin Review, në Euronews Albania, ku komentoi nga pikëpamja fetare poligaminë.

Duke analizuar rastin e mjekut Dervisha Hasi, i cili bashkëjetonte me 3 gra dhe kryemnte marëdhënie me një vajzë të mitur, Huduti nënvizoi se veprimet e tij nuk janë islame.

Ajo tha se poligamia është e ndaluar në ligjin shqiptar. Gjithashtu shtoi se gratë që bashkëjetojnë me mjekun janë të indoktrinuara nga sekte të ndryshme dhe asgjë në bashkëjetesën e tyre nuk është në respekt të fesë islame.

“Njerëzit janë laik në çështje e fesë jo të gjithë e njohin fenë. Duhet t’i mësojmë popullit shqiptar që këto janë indoktrinime fetare sektare.

Këto zonja nuk janë të vetëdijshme që po i cënohen të drejtat e tyre në Islam. Janë të indoktrinuara nga këto sekte. Në Islam për t’u martuar gruaja e dytë duhet pëlqimi nga gruaja e parë. Në Islam nuk lejohet të jetojnë gratë në një dhomë. Por kur janë gra të varfra dhe të paemancipuara mund të manipulohen por kjo nuk është islame, kjo nuk është humane. Aq më tepër zonjave nuk i garanton ligji penal martesën”, tha ajo.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026