Moti në Dibër, rihapet aksi i bllokuar i Rrugës së Arbrit. Çfarë njofton Policia
Është rihapur për qarkullimin e automjeteve aksi i rrugës së Arbrit, bypass-Qafë Murrizë, i cili ditën e djeshme u bllokua për shkak të reshjeve të dendura të dëborës.
Lajmin e ka bërë të ditur Policia përmes një njoftimi, ku thuhet se edhe akset rrugore Peshkopi-Maqellarë- Bulqizë; Bulqizë – Klos- Ulëz, janë të hapura.
Po ashtu Policia i bën thirrje qytetarëve që të shmangin lëvizjet e panevojshme, të përdorin gomat dimërore dhe për çdo emergjencë të mos hezitojnë të kërkojnë ndihmën e efektivëve.
Njoftimi i Policisë:
DVP Dibër-Rihapet për qarkullimin e automjeteve aksi i rrugës së Arbrit, bypass-Qafë Murrizë, e cila ditën e djeshme u bllokua për shkak të reshjeve të dendura të dëborës.
Gjithashtu dhe akset rrugore Peshkopi-Maqellarë- Bulqizë; Bulqizë – Klos- Ulëz, janë të hapura.
Aksi rrugor Peshkopi- Kala e Dodës – Kukës, lëvizja e mjeteve bëhet vetëm me zinxhirë.
Firmat e mirëmbajtjes së këtyre akseve rrugore po vijojnë në hedhjen e kriprës dhe pastrimin e rrugës nga akulli.
Policia e Dibrës është e gjitha në gadishmëri të plotë me patrulla të shpërndara në çdo aks rrugor, dhe i’u bën thirrje të gjithë përdoruesve të rrugës, të shmangin lëvizjet e panevojshme në rrugë, të tregojnë kujdes maksimal pasi ka prezencë akulli në rrugë, të përdorin gomat dimërore dhe në rast emergjence të kenë me vete mjetet antirrëshqitëse.
Në raste emergjence mos hezitoni të kërkoni ndihmën e Policisë 📞112👮📞
#policianëshërbimintuaj
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta