Presidenti polak kritikon Komisionin Europian për bllokim fondesh

21 Janar 2024 | 14:26

Presidenti polak, Andrzej Duda e ka kritikuar Komisionin Europian për bllokim të fondeve të Bashkimit Evropian për vendin e tij, duke e konsideruar këtë si “tentim për ta detyruar Poloninë të ndryshojë” qeverisjen e saj.

Ai ka thënë se është i hapur për t’i negociuar ndryshimet në sistemin e drejtësisë.

Qeveria e mëparshme polake, e udhëhequr prej partisë nacionaliste, Ligji dhe Drejtësia, është përfshirë në mosmarrëveshje me BE-në lidhur me reformat e Varshavës në sundimin e ligjit, duke rezultuar me bllokim të fondeve të bllokut evropian në vlerë të miliarda eurove.

Qeveria e re pro BE-së është zotuar për të rikthyer qasjen në këto fonde, duke e përmirësuar fushën e sundimit të ligjit, ndonëse është duke hasur në rezistencë prej mbështetësve dhe aleatëve të pushtetit të kaluar, përfshirë Dudan dhe disa gjyqtarë të lartë, shkruan REL.

“Nuk kam dyshim se cila ka qenë arsyeja e bllokimit të parave nga Komisioni Evropian. Ka qenë veprim i pastër politik kundër autoriteteve të kaluara polake”, ka thënë Duda në një konferencë për media në Vilnius.

“Tentim për ta detyruar Poloninë që t’i ndryshojë autoritetet, kështu e kuptoj unë, dhe kështu duhet kuptuar, dhe lëvizjet e fundit vetëm sa e konfirmojnë këtë”, ka shtuar ai.

Megjithatë, Duda ka thënë se është i hapur për negociata dhe propozime për ndryshime eventuale në sistemin polak të drejtësisë, mirëpo ai nuk do të lejojë verifikim të ri të gjyqtarëve që janë emëruar gjatë mandatit të tij.

Zgjedhjet e 15 tetorit të vitit të kaluar, i kanë dhënë fund qeverisjes tetëvjeçare të partisë Ligji dhe Drejtësia, dhe më pas është formuar qeveria e re, në krye me ish-presidentin e Këshillit Evropian, Donald Tusk.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026