Moti në Dibër, rihapet aksi i bllokuar i Rrugës së Arbrit. Çfarë njofton Policia

21 Janar 2024 | 10:36

Është rihapur për qarkullimin e automjeteve aksi i rrugës së Arbrit, bypass-Qafë Murrizë, i cili ditën e djeshme u bllokua për shkak të reshjeve të dendura të dëborës.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia përmes një njoftimi, ku thuhet se edhe akset rrugore Peshkopi-Maqellarë- Bulqizë;  Bulqizë – Klos- Ulëz, janë të hapura.

Po ashtu Policia i bën thirrje qytetarëve që të shmangin lëvizjet e panevojshme, të përdorin gomat dimërore dhe për çdo emergjencë të mos hezitojnë të kërkojnë ndihmën e efektivëve.

Njoftimi i Policisë:

DVP Dibër-Rihapet për qarkullimin e automjeteve aksi i rrugës së Arbrit, bypass-Qafë Murrizë, e cila ditën e djeshme u bllokua për shkak të reshjeve të dendura të dëborës.

Gjithashtu dhe akset rrugore Peshkopi-Maqellarë- Bulqizë;  Bulqizë – Klos- Ulëz,  janë të hapura.

Aksi rrugor Peshkopi- Kala e Dodës – Kukës, lëvizja e mjeteve bëhet vetëm me zinxhirë.

Firmat e mirëmbajtjes së këtyre akseve rrugore po vijojnë në hedhjen e kriprës dhe pastrimin e rrugës nga akulli.

Policia e Dibrës është e gjitha në gadishmëri të plotë me patrulla të shpërndara në çdo aks rrugor, dhe i’u bën thirrje të gjithë përdoruesve të rrugës, të shmangin lëvizjet e panevojshme në rrugë,  të tregojnë kujdes maksimal pasi ka prezencë akulli në rrugë, të përdorin gomat  dimërore dhe në rast emergjence të kenë me vete mjetet antirrëshqitëse.

Në raste emergjence mos hezitoni të kërkoni ndihmën e Policisë 📞112👮📞

#policianëshërbimintuaj

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026

Dyshime për abuzim me fondet, ndalohen drejtoresha e filialit të Postës në Durrës dhe dy punonjëse të tjera

Është ndaluar drejtoresha e filialit te Postës së Durrësit Elisabeta Mataj, shefja e financës Valbona Hoti Duni dhe arkëtarja Paola Dana. Pas kallëzimit penal të...
20:29 | 15/07/2026

Protesta qytetare në Tiranë, dita e 46-të e tubimit para Kryeministrisë

Protesta qytetare në Tiranë shënon sot ditën e 46-të të saj. Si çdo ditë, protestuesit janë mbledhur në bulevardin përpara godinës së Kryeministrisë, ku do...
20:15 | 15/07/2026