Lagështi dhe myk në qendrën shëndetësore të fshatit Mollas në Cerrik
Fshati Mollas në Cerrik nuk ka një qendër shëndetësore që të plotësojë parametrat për shërbim cilësor. Mungesa e investimit e ka degraduar godinën, e cila është në kushte skanadaloze.
Qendra shendetesore e fshatit Mollas në Cerrik ështe jashtë çdo standardi higjeno sanitar. Në mjediset e jashtme, duket qartë prania e lagështirës në fasadë, ndërsa situata në brendësi është edhe më e keqe.
Banorët e kësaj zonës sota, ankohen se nuk mund të marrin shërbim dinjitoz, i cili në rastin konkret vlen edhe si garanci për shëndetin e tyre.
“Janë bërë jo një por shumë kërkesa për riparimin dhe rikonstruksionin e godinës. Gjithmonë jemi me shpresa se na është dhënë një llaf që edhe mund të bëhet një godinë e re. Prandaj edhe nuk po ndërhyet në riparimin e saj”- theksoi Shpëtim Çela, mjek.
Mjekët e qendrës shëndetësore Mollas në Cerrik pranojnë realitetin, të pafuqishëm për të ndryshuar diçka teksa janë ngopur me premtime që nuk u bën kurrë realitet.
“Ka më shumë se 10 vjet, jemi ne pritje tashi ose do të bëhet rikonstruksion, një fjalë na është thënë që mund të bëhet një godinë e re, shpresojmë.”- shtoi mjeku.
Shërbimi për banorët e Mollasit jepet vetëm në katin e parë të godinës, pasi aty situata është pak me e mirë. Edhe Qendra Shëndetësore e Selitës ndodhet në të njëjtën situatë. Fatkeqësisht mungesa e investimeve nga qeveria bie mbi kurrizin e qytetarëve.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta