Kërcënimi i gjyqtares në Tiranë, mblidhet Komisioni për Mbrojtjen e Magjistratëve
Në Këshillin e Lartë Gjyqësor zhvillohet mbledhja e Komisionit për Mbrojtjen e Magjistratëve pas kërcënimit të gjyqtares së Tiranës Arnisa Këlliçi.
Përfaqësues të KLGJ, Ministrisë së Drejtësisë dhe Ministrisë së Brendshme diskutojnë për vendimmarrjen për kërkesën që ka bërë Këlliçi për mbrojtje të posaçme.
Këlliçi ka bërë denoncim edhe në Policinë e Tiranës teksa kjo e fundit e ka marrë në mbrojtje menjëherë atë, familjen dhe banesën.
Ndërkohë që nëse miratohet kërkesa për mbrojtje të posaçme do ti ofrohet siguri nga Garda e Republikës deri në një vendimmarrje të dytë nga Komisioni.
Kallëzimi dhe kërkesa erdhi me pretendimet e gjyqtares Arnisa Këlliçi se ishte kërcënuar përmes një letre. Letra përmbante të dhëna kërcënuese për magjistraten dhe familjen, ku përmendeshin edhe fëmijët e saj.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta