Gazsjellësi ruso-gjerman, Blinken: Të ndalet puna ose sanksione

19 Mars 2021 | 10:06

Departamenti Amerikan i Shtetit i bëri thirrje të gjitha subjekteve të përfshira në ndërtimin e tubacionit të gazit natyror ‘Nord Stream 2’ të Rusisë dhe Gjermanisë të braktisin punën e nisur, në të kundërt me shumë mundësi do të përballen me sanksione.

Një paralajmërim i tillë është dhënë nga sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken në një postim në rrjetin social twitter.

“Administrata Biden e ka bërë të qartë se ‘Nord Stream 2’ është një marrëveshje e keqe. Ne vazhdojmë të monitorojmë aktivitetin dhe të paralajmërojmë se çdo entitet i përfshirë në tubacionin ‘Nord Stream 2’ do të rrezikojë sanksione. Ne jemi të përkushtuar që në këtë drejtim të jemi në përputhje me legjislacionin  e Kongresit”, shkroi ai.

Administrata e presidentit  Biden kundërshton përfundimin e tubacionit Nord Stream 2 që ka për qëllim tranzitimin e Detit Baltik nga Rusia në Gjermani, por nuk ka lejuar vendosjen e sanksioneve të mandatuara nga Kongresi.

“Siç e kanë bërë të qartë administratat e shumta të SHBA, ky tubacion është një projekt gjeopolitik rus që synon të ndajë Evropën dhe të dobësojë sigurinë evropiane të energjisë”, shtoi Antnony Blinken, deklarata e të cilit vjen gjithashtu në mesin e tensioneve të shtuara mes Uashingtonit dhe Moskës për ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet e SHBA në 2020.

Paraardhësi i tij Mike Pompeo në ditët e fundit të mandatit , vendosi sanksione kundër anijes kryesore ruse që vendos tubat Fortuna.

‘Nord Stream 2’ do të dyfishojë kapacitetin e infrastrukturës ekzistuese të shpërndarjes së gazit dhe rruga e tij e drejtpërdrejtë do të anashkalojë vendet tradicionale të tranzitit, të tilla si Ukraina dhe Polonia, të cilat potencialisht do t’i linin ato pa të ardhura.

Projekti ka ngjallur gjithashtu frikë se Rusia do të përdorë tubacionin si taktikë për të zgjeruar ndikimin në Evropë.

Qeveria gjermane deri tani është shprehur kundër ndërprerjes së projektit, pasi sipas tyre Nordstream 2 pritet të shtojë sigurinë e Gjermanisë për furnizimin me gaz.

Ndërsa, Parlamenti Evropian është kundër projektit.

Lexoni gjithashtu:

”Marrëveshje jo e mirë për Evropën, rrit ndikimin ekonomik e politik të Putin”, Biden kundër Nord Stream 2

Rinisin punimet për ‘Nord Stream 2’, ministri i Jashtëm gjerman optimist për të dialoguar me administratën Biden

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026