Blegtorët e jugut në protestë/ Bllokojnë rrugën në Kardhiq, kërkojnë subvencione
Rreth 100 blegtorë të Jugut kanë protestuar ditën e sotme në vendin e quajtur Ura e Kardhiqit, ndërsa në disa momente kanë bllokuar lëvizjen e automjeteve në rrugën kombëtare Kardhiq-Delvinë.
Blegtorët kanë kërkuar rishikimin e kërkesave të tyre shumëvjeçare me problematikat e këtij sektori në zonat jugore si çmimet e produkteve blegtorale, rritjen e subvencioneve dhe mbështetje nga shteti
“Ne kemi problem të mëdha tani ka dalë problemi i qumështit që ulet, problem i subvencioneve, dhe kemi shumë problem të tjera por këto të dyja janë gjërat më kryesore, që kemi ne si blegtorë, sepse ne shteti nuk na konsideron si partnerë, as si grup interesi”.
“Nëse ka sektor më të vuajtur është vetëm blegtoria, dhe ne që kemi mbetur këtu, këtu nuk ka ambient edhe këta që janë këtu do të ikin, do ti lënë, drejt ikjes jemi, po sektorin e blegtorisë të mos ta vlerësosh”,-u shpreh i moshuari.
“Nëse qumështi është me 1.200 lekë unë tani kam 150 dhënë, në 150 dhënë unë kam harxhuar 15 milion lekë sot, hajde dhe unë dhëntë i kam brenda sot me jonxhë, me misër, me të tëra me ka vajtur kostoja 60 mijë lekë-70 mijë lekë në kokë të deles, tani i lutem shtetit të ulë çmimin ose të çojë qumështin, ta bëjë me 2 mijë lekë”
Kërkesat e blegtorëve do të vijnë duke u përshkallëzuar ndërsa kërkojnë bashkëpunimin me strukturat shtetërore dhe konsiderimin si grup interesi parësor për zhvillimin e blegtorisë.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta