Kreu i OKB përsërit thirrjen: Armëpushim dhe lirim i pengjeve
Pas sulmeve ajrore të Izraelit ndaj Sirisë dhe Libanit shqetësimet për një zgjerim të konfliktit në Gaza janë ringjallur. Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, gjatë një vizite në Kenia e vuri theksin tek nevoja për armëpushim.
“Nuk do të rresht me thirrjen time për një armëpushim të menjëhershëm dhe lirimin pa kushte të të gjitha pengjeve. Duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për të parandaluar përhapjen e këtij konflikti në rajon, konkretisht në Bregun Perëndimor, përtej Vijës Blu mes Izraelit dhe Libanit, Sirisë, Irakut dhe në detin e Kuq”- Antonio Guterres, sekretar i përgjithshëm i OKB-së
Por lidershipi izraelit i qëndron vazhdimit të situatës aktuale. Kryeministri Netanyahu hodhi poshtë sërish të shtunën konceptin e “dy shteteve”, përmes një postimi në profilin e tij në platformën “X”.
Qëndrimi i Netanyahut dhe kabinetit të tij po has kritikat si nga brenda edhe jashtë Izraelit. Deklarata e tij ka shkaktuar zhgënjim tek aleati i ngushtë, Shtetet e Bashkuara.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq