Prodhuesit e ushqimeve bazë kërkojnë subvencione dhe ulje taksash

22 Janar 2024 | 20:23

Fermerët dhe shoferët e kamionëve në Rumani vijuan protestat e nisura para një jave. Ata kërkuan taksa më të ulëta dhe subvencione. Gjithashtu, manifestuesit shprehën zemërimin e tyre për rritjen e kostos së sigurimit për makineritë e rënda.

Protesta pati edhe në Berlin, ku me fermerët u bashkuan aktivistët për klimën. Së bashku ata kanë formuar aleancën “Mjaft me gënjeshtra!”. Fermerët shprehën gatishmërinë për të mbështetur bujqësinë miqësore me ambientin, por për këtë kërkuan reforma dhe çmime më të ndershme.

Ndërkohë, në jug të Francës, protestat masive detyruan qeverinë t’u jepte një përgjigje shqetësimeve të fermerëve. Kryeministri Gabriel Attal do të takohet të hënën me kryetarin e sindikatës së fermerëve.

Ata pretendojnë se politikat qeveritare për tranzicionin ekologjik po ulin konkurrencën e prodhuesve vendas dhe kjo jo vetëm nuk u sjell përfitime fermerëve, por bën që produktet ushqimore të blihen jashtë vendit.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026