Polemika për sulmin në Donjeck/ Ukraina mohon përgjegjësinë për 28 vrasjet
Ushtria ukrainase ka mohuar përfshirjen e saj në bombardimin e qytetit të Donjeckut, i kontrolluar nga rusët, ku gjetën vdekjen 28 persona. Shumë media ukrainase akuzojnë në mënyrë direkte Moskën, por vetë politikanët në Kiev nuk e kanë komentuar ngjarjen. Në fjalimin e përnatshëm, presidenti Zelensky as që e përmendi atë.
“Çdo gjë që forcon Ukrainën dhe mbron popullin tonë i jep forcë të gjithë popujve në Evropë dhe kujtdo në botë që respekton ligjin ndërkombëtar. Çdo gjë që dobëson Rusinë dhe e kthen luftën në territorin e saj i kontribuon stabilitetit të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe shpëton botën nga krizat”,-tha presidenti i Ukrainës.
Ndërkohë, mediat ukrainase njoftuan se shërbimi vendas i sigurisë, SBU, kishte planifikuar dhe organizuar sulmin ndaj terminalit të transporteve pranë Shën Pjetërburgut. Duke cituar burime anonime, organet mediatike raportuan se terminali ishte një pikë jetike për furnizimin e trupave ruse.
Sa i takon situatës në terren, të dyja palët konfirmuan se njësitë ruse morën nën kontroll një fshat strategjik në kufirin administrativ mes rajoneve Kharkiv dhe Luhansk, një zonë ku Kremlini po përpiqet të avancojë ofensivën, por ku nuk po arrin dot sukses.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA nis sulme ndaj Iranit, shpërthime në portet e Bandar Abbas dhe Shirik
Karamuço: Rama mori pistoletë dhuratë nga Erdogan, mbetet për t’u parë si do ta sjellë në Shqipëri
Gazetari jep detajet e konferencës: Erdogan përmendi Kosovën dhe konfirmoi angazhimin e Turqisë në KFOR
- 22:27 SHBA nis sulme ndaj Iranit, shpërthime në portet e Bandar Abbas dhe Shirik
- 22:26 Erdogan u dhuron liderëve të NATO-s pistoleta të personalizuara
- 22:26 Karamuço: Rama mori pistoletë dhuratë nga Erdogan, mbetet për t’u parë si do ta sjellë në Shqipëri
- 22:15 Ina Zhupa: 4.2 mln euro për koncertin e Kanye West, akti normativ antikushtetues
- 22:02 Gazetari jep detajet e konferencës: Erdogan përmendi Kosovën dhe konfirmoi angazhimin e Turqisë në KFOR
- 21:59 “Samiti i NATO-s do zhvillohet në Tiranë”, Eksperti nga SHBA: Tregon arritjet diplomatike të Shqipërisë