Itali| Djali vret biznesmenin e ndërtimit, filmohet i shqetësuar duke u larguar
Një krim i rëndë ka tronditur Italinë ditën e martë, ku një biznesmen në fushën e ndërtimit është gjetur i ekzekutuar me thikë në banesën e tij.
Gaetano Menzo, 58 vjeç, u vra nga i biri i tij në orët e para të pasdites së 23 janarit në banesën e tij në Enna.
I biri, Matteo, 22 vjeç, dyshohet se e goditi me thikë të atin në kulmin e një debati mes tyre.
Ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e vrasjes së biznesmenit, ndërkohë që ekspertët vijojnë punën për të rindërtuar skenën e krimit.
58-vjeçari kishte nisur së fundmi një kantier ndërtimi pak hapa larg shtëpisë.
Pasi ishte në kantier, ai u rikthye në banesë të konumonte drekën.
Kur kolegët e tij e panë që ai nuk po kthehej më në kantier, u shqetësuan dhe vëllai i tij me të cilin punonin së bashku, shkoi drejt banesës të shihte çfarë kishte ndodhur.
Pasi biznesmeni u gjet pa shenja jete një hetim filloi për rastin.
Matteo, djali i tij 22-vjeçar, ishte parë duke dalë nga shtëpia shumë i shqetësuar. Pak orë më vonë ai është gjetur pranë komisariatit dhe duket se ka pasur qëllim të dorëzohet.
Arrestimi u urdhërua nga prokurori, ndërkohë që hetimet në lidhje me rastin vijojnë.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta