U gjet gjysmë i zhveshur dhe i masakruar, misteri i vrasjes së shqiptarit në Itali
Bledar Dedja, 39-vjeç me origjinë shqiptare u gjet i vdekur mëngjesin e së dielës, më 21 janar, në një pyll në Paderno del Grappa me plagë të shumta me thikë në trupin e tij.
Të dielën në mëngjes, Bledari duhej të shkonte për peshkim me një shok, por ishte pikërisht ai që gjeti Mercedesin e bardhë të shqiptarit në një rrugë pranë Monte Grappa.
Njëqind metra më tutje, i shtrirë në tokë, ende i veshur me rrobat e punës, por pjesërisht i zhveshur në pjesën e poshtme, shqiptai u gjet pa shenja jete.
Hetimet në lidhje me rastin vijojnë nga autoritetet italiane, por ende nuk ka asnjë person të dyshuar.
Dedja ishte zhdukur që prej pasdites së së shtunës së 20 janarit. Njerëzit e fundit që e panë të gjallë ishin kolegët e restorantit Antica Abbazia në Borso del Grappa, ku për rreth tre vjet, 39-vjeçari punonte si kopshtar, duke ndihmuar në pastrimin dhe mirëmbajtjen e vendit.
Të shtunën, 39-vjeçari, i martuar me dy fëmijë u paraqit rregullisht në punë dhe u largua në orën 16:00.
Në orën 16.30 telefonata pati një telefonatë me kunatë. Ndërkohë që gruas i tha gruas se duhej të takonte disa miq në orët e vona të pasdites. Që nga ai moment celulari i Dedjas mbeti i ndezur edhe për disa orë më pas. Në orën dy pas mesnate telefoni i viktimës fiket.
Karabinierët e njësisë hetimore, të drejtuar nga majori Giovanni Truglio, po shqyrtojnë tashmë jetën, si dhe marrëdhëniet familjare dhe të punës së 39-vjeçarit.
Fokusi është në të kuptuarit e asaj që ndodhi midis orës 16:30 të së shtunës dhe 9 të mëngjesit të së dielës kur u gjet trupi. Me kë u takua Bledari dhe çfarë shkoi keq në takimin e tyre të fundit? Familjarët pohojnë se 39-vjeçari ka zbuluar diçka gjatë takimit të fundit që ai pati dhe për këtë qëllim është vrarë.
Kamerat e bareve dhe restoranteve dhe gjurma e telefonit tani mund të japin një ndihmesë kyçe në rindërtimin e skenës së krimit.
Pasditen e së dielës bashkëshortja e Bledarit, Fatbardha Dedja është intervistuar për orë të tëra nga hetuesit në kazermën e karabinierëve në Asolo. Hetuesit i kërkuan asaj të rikujtonte të gjitha kontaktet e fundit familjes dhe të kuptonte nëse 39-vjeçari kishte marrë ndonjë kërcënim kohët e fundit.
Zona ku ndodhi vrasja nuk është e pajisur me kamera sigurie, dhe sipas raportimeve, e vetmja shpresë është që makina “Mercedes” e viktimës, e cila mund të jetë kapur në një prej kamerave private të instaluara nga shtëpitë private në zonë, për të kuptuar nëse ai ka qenë në shoqërinë e dikujt tjetër në mjet, apo vetëm.
“Me origjinë nga Shqipëria, Bledari mbërriti në Itali 15 vite më parë, duke ndjekur gjurmët e vëllait të tij të madh, i cili emigroi para tij në kërkim të një jete më të mirë. Fillimisht ai punëoi në sektorin e ndërtimit si murator për një kompani në Castelcucco. Ai s’ka pasur kurrë probleme me kolegët e punës. Pak më shumë se dhjetë vjet më parë, ai u takua me Bardhën, e cila u bë gruaja e tij. Lindja e dy fëmijëve të tij e kishte shtyrë 39-vjeçarin të ndërronte punë, duke u bërë një kopshtar. Një baba shembullor, vdekja e të cilit, tani për tani, mbetet e mbuluar me mister”, shkruajnë mediat italiane.
LEXONI GJITHASHTU:
BE merr masa për të forcuar Europol-in kundër krimit dixhital dhe ndërkufitar
Trump zgjat me një vit gjendjen e emergjencës kombëtare në Ballkanin Perëndimor, lihen në fuqi edhe sanksionet
Vala e të nxehtit në Evropë, shënohet viktima e parë në Itali. 16 qytete në gatishmëri të lartë
- 14:13 Përfshihet nga flakët automjeti në hyrje të tunelit të Llogarasë, ndërhyjnë zjarrfikësit (VIDEO)
- 14:07 Ngushtica e Hormuzit, Trump paralajmëron: Negociatat me Iranin do të përfundojnë nëse vendosen taksa për anijet
- 14:06 “Mposhtëm SHBA-në”, Teherani i hedh benzinë zjarrit!
- 14:00 Djali i ish Presidentit Hashim Thaçi takon Edi Ramën: Faleminderit për mbështetjen ndaj UÇK-së
- 14:00 Të shtëna me armë pranë Ambasadës Amerikane në Bejrut, ndërhyn ushtria
- 13:52 BE merr masa për të forcuar Europol-in kundër krimit dixhital dhe ndërkufitar