EMRI| U rrah brutalisht nga disa vetë e u godit me makinë, vdes 18-vjeçari shqiptar
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Podujevë të Kosovës, ku një 18-vjeçar, Lulzim Fejzullahu, është vrarë në Kosovë.
Përmes një një njoftimi, Policia ka bërë të ditur se 18-vjeçari ka qenë i shtruar në QKUK në gjendje të rëndë, pasi është rrahur brutalisht nga disa persona pak ditë më parë dhe ditën e djeshme ka ndërruar jetë.
Po ashtu në njoftimin e Policisë thuhet se trupi i pajetë është dërguar në Mjekësinë Ligjore, për ekzaminimet përkatëse.
“VRASJE E RËNDË- Rr. Drenica, Podujevë 14.01.2024-13:00. Lidhur me rastin, me 20.01.2024 viktima mashkull kosovar i cili ka qenë duke u trajtuar në QKUK, ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke hetuar”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Për këtë rrahje, më 14 janar policia kishte arrestuar dy persona të cilët janë dërguar në burg si vijimësi e procesit hetimor. Ata fillimisht dyshoheshin për veprën penale “Vrasje në tentavitë”, por me vdekjen e të riut, të dyshuarit ngarkohen me veprën penale “Vrasje e rëndë”.
Sipas mediave të Kosovës, Xhaxhai i Lulzimit, Rrahim Fejzullahu, ka treguar versionin e tij se si kishte ndodhur ngjarja tragjike. Ai fillimisht tregoi se Lulzimi ishte jetim pa të dy prindërit.
“Unë nuk e di [sulmuesit] a kanë qenë moshatarë të tij apo jo. Së pari e kanë ndjekë me makinë, e kanë shtypur me makinë, e kanë rrëzuar. Kur e kanë rrëzuar Lulzimin, e kanë gjuajtur me shkopa bejsbolli, derisa sot në ora 15:20 ndërroi edhe jetë”, ka thënë ai për Raporto24.
LEXONI GJITHASHTU:
Protestuesit vendosin shirita “skenë krimi” dhe një sirenë policie para Kryeministrisë
Aksident në Lungomare, motori përplas një të moshuar
Dita e 24-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 22:39 “Humbësit e mëdhenj janë PS dhe PD”, Çela bën bilancin pas 24 ditë proteste
- 22:34 Studiuesi: Familja e Goxhajt iu përkushtua Kosovës, politika jonë nuk vlerëson kontributet
- 22:27 “Rama s’ka shans të dialogojë”, parashikimi i Alibeajt: Do vazhdojë luftën e fortë
- 22:07 “Rama me zor po priste që të dilte koka e protestës”, Iljazaj: Sulmi ndaj Goxhajt, strategji
- 22:02 Protestuesit vendosin shirita “skenë krimi” dhe një sirenë policie para Kryeministrisë
- 21:55 Aksident në Lungomare, motori përplas një të moshuar