“Vrasja me snajper në Vlorë po zbardhet”- Balla: Jemi drejt arrestimit të autorëve
Ministri i Brendshëm Taulant Balla, ishte këtë të premte në Vlorë, së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, në analizën vjetore të policisë së këtij qyteti për vitin 2023.
Balla në një komunikim për mediat foli edhe në lidhje me ngjarjen e rëndë të 7 janarit, ku u vra me snajper 23-vjeçari Gëzim Sinomatit.
Ministri i Brendshëm deklaroi se në saj të hetimit, janë afër për zbardhjen e ngjarjes, evidentimit dhe arrestimit të autorëve.
“Është një ngjarje kriminale e rëndë për të cilën është angazhuar personalisht drejtori i përgjithshëm së bashku me drejtues vendorë. Besoj se në pistën kryesore që kemi do shkojmë drejt dokumentimit dhe arrestimit të personave”- tha Balla.
I pyetur në lidhje me efekshmërinë e kontrolleve të forcave të ndërhyrjes së shpejtë dhe RENEA-s, të cilat prej 11 ditësh vazhdojnë të qëndrojnë në Vlorë, Balla tha se motivi i kontrolleve nuk ka të bëjë vetëm me zbulimin e autorëve të ngjarjes por edhe goditja e krimit në disa fronte.
LEXONI GJITHASHTU:
Si jepen komentet negative ndaj bizneseve? Eksperti: Ja si paguhen “bot”-et elektronike
Dita e 45-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”
Aksident i rëndë në Cërrik, makinat përplasen “kokë më kokë”! Rregjistrohen dy viktima
- 19:54 Trump: Sanksionet ndaj Rusisë mund të zgjerohen, do të synojmë edhe Iranin dhe Hezbollahun
- 19:49 Si jepen komentet negative ndaj bizneseve? Eksperti: Ja si paguhen “bot”-et elektronike
- 19:46 Si është prishur armëpushimi SHBA-Iran gjatë javëve të fundit
- 19:40 Dita e 45-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”
- 19:33 Skandali në familjen mbretërore norvegjeze! Djali i Princeshës së Kurorës lirohet nga burgu, do të qëndrojë në arrest shtëpie
- 19:25 Aksident i rëndë në Cërrik, makinat përplasen “kokë më kokë”! Rregjistrohen dy viktima