Rrëzohet avioni ushtarak në Rusi, çfarë raportohet

24 Janar 2024 | 11:07

Një aeroplan transporti ushtarak rus Ilyushin-76 është rrëzuar në rajonin jugor të Belgorodit në kufi me Ukrainën.

Sipas mediave të huaja, të paktën 65 persona, të burgosur lufte ukrainas, humbën jetën, sipas ministrisë ruse të mbrojtjes.

Agjencia e lajmeve Ria Novosti tha se në bord ishin edhe nëntë persona të tjerë, përfshirë gjashtë anëtarë të ekuipazhit.

Guvernatori rajonal Vyacheslav Gladkov tha se ai ishte në dijeni të një “incidenti” por nuk dha detaje të mëtejshme.

Videoja e shpërndarë në mediat sociale tregoi një aeroplan duke u rrëzuar pranë fshatit Yablonovo, i ndjekur nga një shpërthim, rreth orës 11:00 me orën lokale (08:00 GMT).

Zëdhënësi presidencial rus Dmitry Peskov tha se Kremlini ishte në dijeni të përplasjes, por nuk pranoi të hynte në detaje.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026