Kinë, të paktën 39 të vdekur nga zjarri në provincën Jiangxi

24 Janar 2024 | 22:45

Të paktën 39 persona humbën jetën dhe nëntë të tjerë u plagosën pas shpërthimit të zjarrit në një ndërtesë në provincën Jiangxi të Kinës të mërkurën, njoftoi media shtetërore.

Televizioni shtetëror kinez CCTV njoftoi se operacionet e shpëtimit kishin marrë fund dhe nuk kishte njerëz të bllokuar në ndërtesë. Zjarri shpërtheu brenda një ndërtese ku gjendet një zyrë për përdorimin e internetit dhe zyra trajnimi në katet e sipërme, sipas medias shtetërore kineze.

Zyrtarët e krahinës Yushui në provincën Jiangxi thanë se zjarri shpërtheu në bodrumin e një qendre tregtare pasdite. Përveç ekipeve të shpëtimit, zjarrfikësve dhe policisë, në vendngjarje shkuan edhe zyrtarë të pushtetit vendor.

Presidenti kinez Xi Jinping lëshoi një deklaratë në lidhje me zjarrin, duke theksuar se ishte një tjetër tragjedi e sigurisë. Ai i bëri thirrje qeverisë dhe Partisë Komuniste që “të frenojnë me vendosmëri shfaqjen e shpeshtë të aksidenteve të ndryshme të sigurisë dhe të garantojnë sigurinë e jetës dhe pronës së njerëzve dhe stabilitetin e përgjithshëm shoqëror”.

Qeveria vendore tha se po hetonte shkakun e zjarrit. Gjatë fundjavës, 13 fëmijë humbën jetën nga shpërthimi i zjarrit në një konvikt shkolle në provincën qendrore Henan.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima

Ushtria amerikane sulmoi një anije të akuzuar për kontrabandë droge në Oqeanin Paqësor lindor të mërkurën, duke vrarë dy burra, ndërsa administrata Trump zhvillon një fushatë kundër trafikantëve të...
14:12 | 04/06/2026

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026