Humb jetën në moshën 88-vjeçare artisti minimalist, akuzohej për vrasjen e gruas

25 Janar 2024 | 13:20

Carl Andre, një artist minimalist amerikan, i njohur për qasjen e tij novator ndaj skulpturës , ka vdekur në moshën 88-vjeçare.

Sipas Euronews Culture, Andre, i cili u akuzua për vrasjen e gruas së tij Ana Mendieta në 1985, ishte një pionier i hershëm i lëvizjes së artit minimalist, duke e reduktuar skulpturën në formën e saj më të thjeshtë.

I lindur në Masaçusets në vitin 1935, Andre ishte një udhërrëfyes mes Minimalistëve, një kolektiv artistësh që, në fillim të viteve 1960, e reduktuan skulpturën në komponentët e saj thelbësorë duke krijuar forma nga materiale industriale pa lidhje emocionale.

“Carl Andre ripërcaktoi parametrat e skulpturës dhe poezisë nëpërmjet përdorimit të materialeve industriale të pandryshuara dhe qasjes novatore ndaj gjuhës,” tha përfaqësuesi prej kohësh i Andre në Nju Jork në Galerinë Paula Cooper.

Deklarata shton: “Ai krijoi mbi dy mijë skulptura dhe një numër të barabartë poezish gjatë karrierës së tij gati shtatëdhjetëvjeçare, i udhëhequr nga një përkushtim ndaj lëndës së pastër në rregullime të qarta gjeometrike”.

Por për shumë njerëz, arritjet artistike të Andres janë të vështira për t’u admiruar, për shkak të akuzave për vrasjen e gruas së tij të tretë, Ana Mendieta, e cila ra nga dritarja e banesës së tij në 1985.

Pavarësisht shfajësimit të Andre në 1988, protestat pasuan vazhdimisht ekspozitat e tij.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi

Presidenti libanez Joseph Aoun ka deklaruar të enjten se Shtetet e Bashkuara do të informohen për qëndrimin libanez për armëpushimin menjëherë sapo të marrin përgjigje...
15:55 | 04/06/2026

Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh

Një parazit mishngrënës, i rrallë në SHBA në gjashtë dekada, është gjetur te një viç në Teksas, në një zhvillim alarmues për industrinë e bagëtive në...
15:48 | 04/06/2026

Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës

Banorët sulmuan këtë javë një ekip i cili merret me varrimin e viktimave që kanë humbur jetën nga infektimet me Ebola në provincën Kivu Jugore...
15:32 | 04/06/2026