Shtyhet seanca për Safet Gjicin, shkak mungesa e një anëtari të trupit gjykues

25 Janar 2024 | 13:36

Është shtyrë këtë të enjte në GJKKO seanca për ish-kryebashkiakune Kukësit Safet Gjici. Shkak për shtyrjen e seancës është bërë mungesa e një prej anëtarëve të trupit gjykues.

Safet Gjici u arrestua më 24 qershor me akuzën e korrupsionit pasiv, ndërsa pretendoi se nuk ka shkelur ligjin, por ra pre e një kurthi të ngritur nga ata që nuk e duan.

Ai u arrestua pas video skandalin, ku ai shihet teksa kryen mardhënie intime me Alma Kaçin. Edhe kjo e fundit është ende nën hetim si e akuzuar për korrupsion aktiv, pasi sipas videos së publikuar, pas aktit seksual i ka kërkuar ish-kryebashkiakut favore në lidhje  me një tender për ngritjen e një strehimi për qentë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nga mbështetja e diasporës te incidenti me mikrofonin, çfarë ndodhi në protestën para Kryeministrisë

Për të 26-ën ditë me radhë kanë vijuar protestat e aktivistëve dhe qytetarëve para Kryeministrisë. Edhe këtë të enjte, pjesëmarrës të shumtë morën fjalën për...
21:13 | 25/06/2026

Zbulohen dy planetë gjigantë “super-puffs”

Astronomët kanë zbuluar dy planetë gjigantë shumë të veçantë, të quajtur “super-puffs” të cilët kanë madhësinë e Jupiterit, por një dendësi tepër të ulët, duke...
20:51 | 25/06/2026

Protestuesit ritheksojnë kërkesat: Dorëheqja e Ramës dhe qeveri teknike

Për të katërtën ditë radhazi, protestuesit e mbledhur para Kryeministrisë kanë ritheksuar kërkesat e tyre drejtuar qeverisë. Këtë herë ishte Sidorela Vatnikaj ajo që lexoi...
20:04 | 25/06/2026