Breshëri dëmton mandarinat/ Fermerët e Konispolit, ankohen për çmimet e shitjes
Breshëri i fillim vjeshtës së vitit të shkuar, solli jo pak dëme në pemtarinë e mandarinës në Mursi të Konispolit.
Pasojat e breshërit fermerëve po u përkthehen në produkt të dëmtuar dhe shitje me çmim shumë të ulët.
“Fermerët këtë vit patën shumë probleme më shitjen e mandarinës, faktori kryesor ishte se një pjesë të zonës tonë e kapi breshëri dhe e penalizoj zonën për shitjen e mandarinës. Shumë fermer edhe në këto momente që flasim po e vjelin mandarinën dhe po e hedhin nëpër kanale. Nuk mund të them se i gjithë produkti është i prishur se ka dhe shumë fermer, që kanë produkt shumë të mirë. Në zonën ku ka rënë breshëri ka parcela të dëmtuara ka dhe që nuk janë dëmtuar. “
Aktualisht një kilogramë mandarinë në Mursi shitet për 30 lek. Shifër kjo që sipas tyre nuk justifikon shërbimin që duan penët gjatë gjithë vitit. Pasojat e breshërit po i ndjejnë edhe fermerët që nuk u prekën nga ai, ndërsa askush nuk është kompensuar për demet natyrore.
“Dhe dëmtimin më të madh e patën ata, por edhe të tjerët që nuk u goditen nga breshëri u dëmtuan ekonomikisht se u ul çmimi në minimum. Sot tregtohet me 30 lek të reja!” “Mandarina u shit thuajse pa asnjë lloj fitimi nga ana e fermerit, se me 30 lek që po shitet mandarina sot fermerit nuk i ngelet asnjë gjë. E di shumë mirë me ca kosto i rrisin mandarinat fermerët, dhe të vijë fundi ti shesin me 30 lek kjo është katastrofikë.” “Jo, fatkeqësisht asnjë lloj kompensimi nuk është bërë në zonë. “
Fermerët e Mursisë, fshatit që eksporton më shumë mandarina në vend për herë të pare në vitet e fundit po përballen me vështirësi në shitjen e produktit , duke i detyruar që ta vjen atë për ta hedhur ne kanal.
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta