Britania e Madhe e gatshme të njohë formalisht shtetin palestinez

30 Janar 2024 | 15:31

Britania e Madhe është e gatshme për ta njohur formalisht një shtet palestinez, ka lënë të kuptohet të martën sekretari i Jashtëm David Cameron.

Cameron theksoi se palestinezëve duhet t’u jepet një horizont politik për ta nxitur arritjen e paqes në Lindjen e Mesme. Britania e Madhe e ka përgjegjësi ta paraqesë se si do të dukej një shtet palestinez, sipas tij.

Popullit palestinez duhet t’i shfaqet “përparim i pakthyeshëm” drejt një zgjidhje me dy shtete, shtoi ai.

“Derisa kjo ndodh, ne  bashkë me aleatët do ta konsiderojmë njohjen e një shteti palestinez, përfshirë edhe në Kombet e Bashkuara”, tha ai i Këshillin Konservator për Lindjen e Mesme.

“Kjo mund të jetë njëra nga gjërat që ndihmojnë ta bëjë këtë proces të pakthyeshëm”, tha i.

Ai i bëri thirrje Izraelit të lejojë më shumë ndihma ndërkombëtare në Rripin e Gazës dhe e cilësoi “qesharake” kthimin mbrapsht të ndihmave jetike britanike dhe ndihmave të tjera në kufi.

Cameron theksoi se 30 vjetët e fundit kanë qenë histori dështimi për Izraelin për shkak se ka dështuar të ofrojë siguri për qytetarët e vet. Vetëm duke e pranuar këtë dështim, shtoi ai, do të ketë paqe dhe përparim.

Britania ka kohë të gjatë që e mbështet një zgjidhje me dy shtete, ku izraelitët dhe palestinezët mund të jetojnë krah për krah në vende të ndara.

Por, Cameron sugjeroi se Britania mund t’i ofrojë njohje formale dhe diplomatike një shteti palestinez, jo si pjesë e një marrëveshjeje finale për paqe, por më herët, gjatë bisedimeve.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026