I shpërthyen zyrën me tritol, flet noterja në Tiranë: Çfarë dyshoj

30 Janar 2024 | 13:03

Esmeralda Dauti është noterja në Tiranë, ambientet e zyrës të së cilës shpërtheu një sasi lënde plasëse në orët e para të mëngjesit të së martës.

Shpërthim me tritol ndodhi në zonën e ish-Bllokut rreth orës 04:00. Lënda eksplozive ishte vendosur jashtë derës së zyrës së noterisë.

Në deklarimet e dhëna në polici, mësohet që noterja të jetë shprehur se nuk ka konflikte të mëparshme me asnjë person. Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se Dauti ka theksuar se dyshon se sulmi mund të jetë kryer për shkak të profesionit dhe aktivitetit të saj si notere.

Dyshohet se sasia e lëndës plasëse të jetë 50 deri në 100 gramë tritol me fitil dhe si pasojë e shpërthimit u dëmtua dhe një automjet i parkuar aty pranë, si dhe një biznes ngjitur me noterinë.

Policia ka sekuestruar kamerat për të bërë të mundur identifikiimin e autorëve, por ende nuk ka asnjë person të dyshuar.

Grupi hetimor dhe policia po vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…

Gazetari Endri Xhafo i ftuar këtë të enjte në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur mbi mënyrat se si kryeministri Edi Rama...
22:22 | 16/07/2026

“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik

Juristi Ylli Manjani këtë të enjte i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në...
21:51 | 16/07/2026

Dita e 47-të, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit më 23 korrik. Nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 47-të. Pas qëndrimit para Kryeministrisë, ka nisur marshimi në rrugët e...
21:26 | 16/07/2026