Kush është noterja që i vendosën tritol në zyrën e saj në ish-Bllok

30 Janar 2024 | 09:36

Esmeralda Dauti është noterja në ambientet e zyrës të së cilës shpërtheu një sasi lënde plasëse në orët e para të mëngjesit të së martës.

Shpërthim me tritol ndodhi në një zyre noterie në ish-Bllok, rreth orës 04:00. Lënda eksplozive ishte vendosur jashtë derës së zyrës së noterisë. Nga informacionet paraprake raportohet vetëm për dëme materiale, ndërkohë që nuk dihen ende motivet e ngjarjes.

Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e rrethanave të rastit.

“Më datë 30.01.2024, rreth orës 04:10, është marrë njoftim se në rrugën “Perlat Rexhepi”, në ambientet e jashtme të një noterie, dyshohet se ka shpërthyer lëndë plasëse, dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/eve”, njofton policia.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…

Gazetari Endri Xhafo i ftuar këtë të enjte në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur mbi mënyrat se si kryeministri Edi Rama...
22:22 | 16/07/2026

“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik

Juristi Ylli Manjani këtë të enjte i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në...
21:51 | 16/07/2026

Dita e 47-të, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit më 23 korrik. Nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 47-të. Pas qëndrimit para Kryeministrisë, ka nisur marshimi në rrugët e...
21:26 | 16/07/2026