“E ke tritol”-Kurthi i agjentëve për shitësit e drogës në Tiranë, u hoqën si blerës
Euronews Albania ka siguruar dosjen e disa prej të arrestuarve në kuadër të megaoperacionit anti-drogë, të titulluar “Tempulli”. Ajo që bie në sy është metoda e përdorur nga Policia e Shtetit, ku për goditjen e grupeve të shpërndarejes së lëndëve narkotike, janë përdorur agjentë të infiltruar.
Agjentët e policisë kanë kontaktuar me shpërndarësit e drogës duke u paraqitur me emra të rremë dhe duke bërë blerje të stimuluara të lëndëve narkotike.
Më poshtë keni dhe një bisedë të marrë nga dosja e arrestimit të Besjon Tafës në Tiranë, ku agjenti i policisë i prezantuar si Miri, i nge një kurth duke iu prezantua si një klient për blerjen e kokainës.
Pjesë nga biseda:
Besjon Tafa: A…. (nuk kuptohet) … O vllai këtë e ke super tritol, nuk e di çfarë ke pi mrom as ku e ke pi? Unë di me të thonë që është…. (nuk kuptohet).
Miri: Ma jep ta shof.….. (nuk kuptohet)
Besjon Tafa: Kaq di me të thon vllai jot, se të gjithë për të veten thonë që e kanë të mirë.
Miri: Po pra po
Besjon Tafa: Tashi çunave i pëlqeu.
Miri: (Nuk kuptohet)… Unë ketu ke oxhaku rri.
Besion Tafa: Po
Miri: Te oxhaku rri
Besjon Tafa: Po
(Fliten biseda me karatkter të përgithshëm)
Miri: Na lej naj kshu
Besjon Tafa: A….. (nuk kuptohet)… Me te lon numrin tim?
Besion Tafa: Nji sekond, a të ta jap? Unë o vlla se ket e kom numrin tim.
Miri: Personal e kam dhe unë.
Besjon Tafa: E të të jap atë. Vetëm mos na ngatërro me rob qafsha ty se…
Miri: Ja ftyrën, e ma men timen?
Besion Tafa: Posi jo!
Miri: Po, s’ka shance!
Besjon Tafa: Po vetëm të më dalësh të më presësh ti a më kupto, mos më ngatërro me të tjerë fare.
Miri: Mos e rruj ka…
Besion Tafa: 068…….
Miri: Si e ke? Si ta shkruj emrin këtu?
Besjon Tafa: Po Visi shkruaje
(Fliten biseda me interes të përgjithshëm).
Besion Tafa: Ti shife, ene me thon të drejtën unë e kam gur, po kjo ka rastis se e pashë që ishte kshu pluhur.
Miri: (Nuk kuptohet)
Besjon Tafa: Më erdhi nji çikë inat se thashë e kom për çunat, unë e pash kur isha e kupton.
LEXONI GJITHASHTU:
Aksident i rëndë pranë urës së Milotit gjatë natës, plagosen 4 persona! Nisen me urgjencë drejt Traumës (VIDEO)
Rama poston fotot e dy protestueseve: Përfitues që shpërndajnë helmin e një urrejtjeje ndotëse për Shqipërinë
Helmimi i 60 studentëve në Akademinë e Sigurisë, policia: Është ngritur grupi hetimor, pritet përgjigjja e analizave
- 11:11 Aksident i rëndë pranë urës së Milotit gjatë natës, plagosen 4 persona! Nisen me urgjencë drejt Traumës (VIDEO)
- 11:06 Rama poston fotot e dy protestueseve: Përfitues që shpërndajnë helmin e një urrejtjeje ndotëse për Shqipërinë
- 11:03 Helmimi i 60 studentëve në Akademinë e Sigurisë, policia: Është ngritur grupi hetimor, pritet përgjigjja e analizave
- 10:55 Kërkesa e PD për mocionin me debat për protestën, Tabaku në Konferencën e Kryetarëve: Dëgjoni zërin e protestuesve
- 10:51 250-vjetori i SHBA-së, Trump shpall 16 ditë festime: Amerika është kthyer
- 10:43 Presidenti zviceran do të vizitojë SHBA-në, kërkon marrëveshje tregtare mbi taksat e Trump