Rivalitet mes PD dhe LSI? Duma: Nuk kemi asnjë konflikt, sistemi imponon edhe luftën për votat e emrit

22 Mars 2021 | 22:24

Grida Duma, anëtare e kryesisë së PD, kandidate në Tiranë tha për Ilva Now në Euronews Albania se nuk ka asnjë konflikt mes PD dhe LSI në asnjë qark të vendit, por çdo keqkuptim mund të vijë për shkak të sistemit, ku individë të caktuar mund të kërkojnë vota për vete.

“Ka komunikim të plotë, dhe nëse është Durrësi rasti, është blerja e shëmtuar e një eksponenti të LSI, ka lidhje me votat e LSI jo me PD”, tha znj. Duma.

E pyetur nëse do të kërkoj vota personale, Grida Duma tha se në këtë sistem zgjedhor një gjë e tillë është pashmangshme. Ajo tha se nuk do t’i duhen këto vota personale për të treguar peshën në parti. Pesha tha znj. Duma mund të matej në një sistem mazhoritar ose me lista plotësisht të hapura.

“Kur më thonë se mund të ngatërrohen te fleta e votimit, sidomos mosha e thyer u them që sigurohuni që vota të shkojë për Partinë Demokratike”, deklaroi znj. Duma.

Të njëjtin qëndrim ndau edhe kandidati i Lëvizjes Socialiste për Integrim Edmond Haxhinasto, sipas të cilit ka një mirëkuptim të plotë mes dy siglave në gjitha qarqet dhe se nuk ka asnjë të keqe nëse kandidatë të caktuar kërkojnë vota për veten, të imponuar nga sistemi.

Kandidatja e PD për Tiranën, Grida Duma tha se kryeministri Edi Rama në 8 vjet pushtet duket se ka lënë gjithçka përgjysmë dhe tani është kthyer duke u lutur sipas parimit unë jam i keq, por jam e keqja më e vogël.

Duke e thënë këtë, sipas ish-deputetes së PD, e vetmja gjë që vlen është që pas 8 vjetësh askush nuk duhet të gënjehet më nga lutja.

“Solidariteti i shqiptarëve kur u thua më fal ka tendencë për të ë dhënë shansin për të parë edhe njëherë. Ne kemi thënë se 60 për qind e prioritetit është bujqësia, ku do të merremi me subvencionimin e drejtpërdrejtë, pra janë gjëra konkrete”, tha znj. Duma.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021