Futbollisti Erlis Frashëri largohet nga Skënderbeu, ku pritet ta shohim

31 Janar 2024 | 17:29

Futbollisti Erlis Frashëri largohet nga Skënderbeu.

Largimi i kapitenit nga skuadra korçare është bërë e mundur me konsensus mes palëve.

Ka mjaftuar një bisede mes lojtarit të njohur dhe presidentit Ardian Takaj që palët të zgjidhin me marrëveshje kontratën që për futbollistin përfundonte në fund të sezonit.

Burime thanë se një ofertë e ardhur nga Flamurtari për lojtarin e njohur, e ka bindur këtë të fundit për të bërë lëvizjen e radhës, lëvizje që ka gjetur mirëkuptimin e të parit të futbollit korçar, i cili nuk ka nguruar për të lëshuar letrat mbrojtësit të Skënderbeut.

Deri tani nuk bëhen me dije çfarë ka brenda këtij konsensusi ashtu siç nuk bëhet me dije që Frashëri do të përfitojë tek Flamurtari

Ajo çfarë dihet është se Erlis Frashëri nuk është me futbollist i Skënderbeut por i Flamurtarit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026