Zuckerberg u kërkon falje familjeve që fëmijët u janë dëmtuar nga rrjetet sociale

1 Shkurt 2024 | 11:24

Drejtori ekzekutiv i Meta Mark Zuckerberg u ka kërkuar falje familjeve të cilët shprehen se fëmijët e tyre janë dëmtuar nga rrjetet sociale.  Zuckerberg e bëri deklaratën gjatë një seance në Senatin amerikan.

Ai dhe pronarët e TikTok, Snap, X dhe Discord u morën në pyetje për gati katër orë nga senatorët.

Ligjvënësit donin të dinin se çfarë po bëjnë këto platforma për të mbrojtur fëmijët në internet.

Legjislacioni aktualisht po kalon në Kongres, i cili synon t’i detyrojë kompanitë e mediave sociale të japin llogari për materialin e postuar në platformat e tyre.

Seanca dëgjimore ishte një mundësi e rrallë për senatorët amerikanë që të merrnin në pyetje bosët e teknologjisë. Zuckerberg dhe CEO i TikTok,  ranë dakord vullnetarisht të dëshmonin – por drejtuesit e Snap, X (ish Twitter) dhe platforma e mesazheve Discord fillimisht refuzuan.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit

Mbi 100 gra në Spanjë janë diagnostikuar me një formë të rrallë kanceri që është lidhur me implantet e gjirit. Autoritetet shëndetësore kanë konfirmuar 111...
19:28 | 04/06/2026

Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit

Deklaratat pro-Ukrainës të Sekretarit të Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio, tregojnë se ajo që Rusia e quajti “lufta e Bidenit” tani është shndërruar në “luftën...
19:10 | 04/06/2026

Të fshehur brenda kamionit cisternë, gjenden 30 emigrantë në Turqi! Një i arrestuar

Tridhjetë emigrantë u zbuluan nga policia turke në rezervuarin bosh të një kamioni cisternë në juglindje të vendit, pranë kufirit me Iranin. Një video e postuar në X nga policia...
18:24 | 04/06/2026