BE-ja pranon marrëveshjen për financimin prej 50 miliardë eurosh për Ukrainën
Të 27 liderët e BE-së kanë rënë dakord mbi ndihmën 50 miliardë euroshe për Ukrainën, e bllokuar më herët nga Hungaria.
Presidenti Volodymyr Zelensky mirëpriti lëvrimin e fondit, duke deklaruar se ai do të përforcojë stabilitetin ekonomik dhe financiar të vendit.
Fillimisht, krerët e shteteve të BE-së kishin pasur frikë se kryeministri hungarez Viktor Orban do të bllokonte sërish nismën, sikurse bëri në samitin evropian të dhjetorit.
Orban, aleati më i ngushtë i presidentit Putin në BE, kishte deklaruar se donte ta detyronte bllokun të rishikonte politikën e tij ndaj Ukrainës dhe kishte vënë në pikëpyetje idenë për të financuar Kievin për 4 vitet e ardhshme.
Paketa do të ndihmojë në pagesën e rrogave, pensioneve dhe kostove të tjera përgjatë 4 viteve. Ajo vjen në një kohë kur ndihma ushtarake amerikane për Ukrainën është bllokuar në Kongres.
Lajmi për marrëveshjen u njoftua më pak se dy orë nga nisja e samitit, duke habitur shumë vëzhgues që prisnin që bisedimet të shkonin më gjatë për shkak të mosmarrëveshjeve mes Orban dhe liderëve të tjerë evropianë.
Burime diplomatike thanë për agjencinë “Reuters” se marrëveshja parashikon një diskutim 1-vjeçar të paketës së ndihmave dhe opsionin për ta rishikuar atë në dy vite, nëse do të jetë e nevojshme.
“Një ditë e mirë për Evropën”, ishte komenti i presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen në platformën “X”.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta