Ukraina: Goditëm anijen raketore ruse ‘Ivanovets’ në Detin e Zi
Forcat ukrainase thonë se kanë shkatërruar një anije raketore ruse nga Flota e Detit të Zi, në një operacion special në Krimenë e pushtuar nga Rusia.
Sipas mediave të huaja, Ivanovets, një anije e vogël luftarake, mori “goditje të drejtpërdrejta në byk” gjatë natës, pas së cilës u mbyt, tha inteligjenca ushtarake.
Po ashtu janë publikuar pamjet video ku pretendohet se tregohet momenti i përplasjes, i ndjekur nga një shpërthim i madh.
Nuk ka asnjë fjalë për incidentin nga autoritetet ruse.
Megjithatë, blogeri ushtarak rus “Voenkor Kotenok” shkroi në Telegram se anija ishte fundosur pasi u godit tre herë nga dronët detarë.
Disa veçori të dukshme në anije në videon ukrainase përputhen me ato të Tarantul, ose Projekti 12411, një klasë anijesh raketore që përdoren nga marina ruse, të cilës i përket Ivanovets.
Këto përfshijnë paraqitjen e direkut dhe sensorëve në majë të superstrukturës kryesore, si dhe një kube të madhe radari në majë të urës.
Drejtoria kryesore e Inteligjencës e Ukrainës tha se anija u shkatërrua nga ushtarët e njësisë së saj speciale “Grupi 13” në liqenin Donuzlav, një gji me ujë të kripur në anën perëndimore të gadishullit të Krimesë, i cili strehon një bazë detare.
“Si rezultat i një sërë goditjesh direkte në byk, anija ruse pësoi dëmtime që pamundësonin lëvizjen e mëtejshme. Ivanovets më pas u mbyt,” tha ajo në kanalin e saj Telegram.
Një operacion rus i kërkim-shpëtimit në zonë ishte i pasuksesshëm, shtoi ajo.
Ajo tha se anija kishte një vlerë prej 60-70 milion dollarë (47-55 milion £).
Zyrtari i Ministrisë së Jashtme Olexander Scherba e përshkroi sulmin si “mbresëlënës”.
“Në orën 03:45 [01:45 GMT] ishte goditja e parë dhe në 04:00 i gjithë ekuipazhi u evakuua. Kështu që nuk kishte asnjë shans që kjo anije të shpëtohej,” tha ai për BBC.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë