Nënë e bijë u gjetën të vdekura brenda banesës, dalin fotografitë e viktimave

1 Shkurt 2024 | 17:58

Kanë dalë fotografitë e dy viktimave, nënë e bijë, që u gjetën të pajetë në banesën e tyre në Korçë.

Sipas Policisë, këto shtetase nuk u ishin përgjigjur telefonatave të familjarëve të tyre prej disa ditësh.

Mësohet se viktima kanë qenë Eleni dhe Ornela Vangjeli, përkatësisht 74 dhe 54-vjeç.

Mësohet paraprakisht se dera e banesës ka qenë e mbyllur, ndërsa ka qenë zjarrfikësja që ka hapur derën duke gjetur të vdekura të dyja shtetaset në banesë.

Nga informacionet bëhet me dije se nëna ka qenë e paralizuar dhe dyshohet se vajza ka ndërruar jetë para saj, e më pas ka ndërruar jetë edhe nëna.

Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes,por nuk ka dyshime për ngjarje kriminale pasi nuk janë konstatuar shenja dhune apo shenja të tjera. Pritet të bëhet ekspertiza mjeko ligjore për të zbardhur plotësisht rrethanat.

Reagimi i Policisë:

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 01.02.2024, rreth orës 16:42, në lagjen nr. 17, Korçë, në banesë, janë gjetur pa jetë, pa shenja dhune shtetaset E. V., 75 vjeçe dhe vajza e saj O. V., 54 vjeçe. Nga të dhënat e para, rezulton se këto shtetase nuk ju ishin përgjigjur në telefon familjarëve të tyre, prej disa ditësh.

Dera e banesës së tyre është hapur nga shërbimet e zjarrfikësve, pasi ishte e kyçur nga brenda. Paraprakisht dyshohet se këto dy shtetase mund të kenë humbur jetë për shkaqe natyrale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të humbjes së jetës së këtyre shtetaseve dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026