Liderët e BE-së sigurojnë 2 miliardë euro për Ballkanin Perëndimor

1 Shkurt 2024 | 18:47

Suksesi i samitit të Bashkimit Evropian (BE), që u zhvillua të enjten në Bruksel, ku u miratua vendimi për ndihmë prej 50 miliardë eurosh për Ukrainën, është i rëndësishëm edhe për asistencën për zhvillim për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Këtë e kanë thënë disa liderë të BE-së pas përfundimit të samitit në Bruksel, duke folur për rebalancin e kornizës shumëvjeçare financiare të BE-së për periudhën 2021-2027, shkruan REL.

Liderët e BE-së të enjten miratuan vendimin unanim, duke siguruar edhe pajtimin e Hungarisë që për disa muaj e mbajti të bllokuar vendimin, për të cilin nevojitet pajtim unanim i të gjitha vendeve anëtare. Me këtë vendim ndahen gjithsej 65 miliardë euro për të plotësuar buxhetin e BE-së për katër vjetët e ardhshëm.

Nga këto, 50 miliardë euro do të jenë ndihmë makrofinanciare për Ukrainën, afër 10 miliardë do të jenë për menaxhimin e migracionit ilegal. Por 2 miliardë do të jenë për vendet e Ballkanit Perëndimor. Këto do të përfshihen në planin e BE-së për rritje ekonomike në vendet e Ballkanit Perëndimor. Këtë plan e kishte prezantuar më herët Komisioni Evropian, por mjetet për të nuk ishin siguruar deri më tash.

Tash duhet edhe pajtimi i Parlamentit Evropian në mënyrë që BE-ja të mund të nisë dhënien e asistencës financiarë për rritje ekonomike në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Komisioni Evropian ka përmendur paketën e përgjithshme prej 6 miliardë eurosh. Por, nga to, 2 miliardë do të jenë në formën e granteve, ndërsa 4 miliardë do të tërhiqen në formën e kredive të favorshme për të cilat garancitë do t’i japë Bashkimi Evropian.

Komisioni Evropian ka tërhequr vërejtjen se përdorimi i këtyre mjeteve nga vendet e rajonit do të jetë i kushtëzuar me sundimin e ligjit.

Ndërsa, për Kosovën dhe Serbinë do të ketë edhe kushtëzime specifike që kanë të bëjnë me përparimin në procesin e normalizimit të raporteve mes tyre.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vala e të nxehtit merr jetë njerëzish në Francë, 55 vdekje të regjistruara në Paris brenda një dite

Të paktën 55 vdekje u regjistruan dje nga shërbimet e urgjencës mjekësore (SAMU) në Paris, një shifër shumë herë më e lartë se mesatarja e...
17:34 | 26/06/2026

Volkswagen planifikon të shkurtojë deri në 100,000 vende pune dhe ndoshta të mbyllë fabrikat

Prodhuesi gjerman i makinave Volkswagen po shqyrton një valë të re të madhe ristrukturimi në të cilën deri në 100,000 vende pune mund të shkurtohen...
17:01 | 26/06/2026

“Parada e Krenarisë” në Paris anulohet për shkak të nxehtësisë

Organizatorët e Paradës së Krenarisë në Paris shtynë marshimin protestues të këtij viti, i cili ishte planifikuar për fundjavën, pasi policia urdhëroi një ndryshim date...
16:37 | 26/06/2026