Avioni rrëzohet mbi banesat në Florida, disa të vdekur
Disa njerëz u vranë kur një aeroplan i vogël u rrëzua në Clearwater, Florida, thanë zyrtarët. Një shtëpi parafabrikate mbi të cilën ra avioni mori flakë dhe dy të tjera u dëmtuan nga zjarri.
Përplasja ndodhi rreth orës 19:00 të së enjtes sipas kohës lokale, tha shefi i zjarrfikësve në Clearwater, Scott Ehlers.
“Unë mund të konfirmoj se kemi disa viktima, duke përfshirë njerëz që ishin në aeroplan, si dhe në banesë”, tha Ehlers, raportoi NBC News.
Ehlers shtoi se të paktën tre shtëpi janë dëmtuar nga zjarri dhe se njerëzit nga shtëpia ku ka rënë avioni nuk kanë arritur të dalin, ndërsa nga dy të tjerat kanë dalë.
Piloti i Beechcraft Bonanza V35 raportoi dështimin e motorit përpara rrëzimit, tha Administrata Federale e Aviacionit të SHBA.
Administrata tha se Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit do të hetojë aksidentin
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq